• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çfarë po ndodh? Vijon sërish rënia e euros, monedha e përbashkët prek nivelin më të ulët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Çfarë po ndodh? Vijon sërish rënia e euros, monedha e përbashkët prek nivelin më të ulët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe gjatë kësaj jave leku po vijon më tej mbiçmimin në kursin e këmbimit me euron.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.61 lekë.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit mes euros dhe lekut qysh prej datës 1 mars.

Në fillim të muajit mars, euro nisi një mbiçmim të shpejtë, i nxitur kryesisht nga blerje të mëdha të kompanive publike të sektorit energjetik. Këto blerje origjinuan një lloj paniku në tregun valutor, që çoi në mbi çmimin e euros me rreth 7 lekë në një javë.

U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që tregu të stabilizohej dhe euro të binte gradualisht pranë vlerave të mëparshme. Rënia e euros ka qenë pak e shumë e vazhdueshme qysh prej datës 9 mars, por në ditët e fundit kjo rënie është përshpejtuar.



Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros pranë niveleve të mëparshme kryesisht me një kërkesë të ulët në treg për monedhën europiane.

Sipas tyre, pas kërcimit që kursi pësoi nga blerjet e grupit OSHE, tregu po kthehet në gjendjen e mëparshme, kur nuk vërehej ndonjë kërkesë shumë e madhe për valutë.

Ata shprehen se OSHE i ka mbyllur tashmë blerjet për një periudhë afërsisht tremujore dhe, për këtë arsye, nuk pritet që në të ardhmen e afërt të ketë mbiçmim të ri të euros në ato përmasa që u vërejtën në fillim të marsit.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron është shpejtuar disi pas datës 23 shkurt, kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje.

Në teori, shtrëngimi i ofertës monetare në lekë dhe një pritshmëri për rritjen e normave të interesit në monedhën vendase ndikojnë në rritjen e kërkesës për lekë, duke kontribuar në mbiçmimin e monedhës vendase në tregun e brendshëm valutor.

Megjithatë, ekspertët shprehen se ndikimi nga rritja e normës bazë është i vogël dhe për momentin nuk vërehet ndonjë tendencë e dukshme e agjentëve ekonomikë për të zhvendosur kursimet drejt lekut: të paktën, volumet e këmbimeve nuk dëshmojnë ndonjë tendencë të fortë në këtë drejtim.

Në mungesë të blerjeve të pritshme nga OSHEE, agjentët e tregut presin që leku të vazhdojë të jetë në pozita të forta ndaj euros në një të ardhme të afërt.

Leku i fortë në kursin e këmbimit me euron është një faktor që përgjithësisht i volit ekonomisë shqiptare, në një moment kur inflacioni nga tregjet e mallrave të importit është gjithnjë e më i fortë. Deri tani, kursi i këmbimit të lekut po i reziston mirë trysnisë që po ushtron kjo rritje çmimesh mbi Bilancin i Pagesave.

Për tremujorin e fundit 2021, deficiti i llogarisë korente u zgjerua me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me gati pesë herë krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndikimin kryesor e dha rritja e deficitit tregtar në mallra. Pavarësisht kësaj, kursi i këmbimit të euros në fund të vitit të kaluar preku nivelet më të ulëta në 14 vjet, në nivelin e 120.36 lekëve.

Pas

Kremi që ju përshtatet në pranverë sipas moshës suaj

Para

“Tërbohet” moti në Shqipëri/ Rrëzohen çati, shtylla tensioni dhe pemë, Bashkia del me thirrje urgjente (VIDEO)

Para
“Tërbohet” moti në Shqipëri/ Rrëzohen çati, shtylla tensioni dhe pemë, Bashkia del me thirrje urgjente (VIDEO)

“Tërbohet” moti në Shqipëri/ Rrëzohen çati, shtylla tensioni dhe pemë, Bashkia del me thirrje urgjente (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar