• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

9% e totalit të shpenzimeve buxhetore për gratë, buxheti financon 47 programe

nga Fast News
4 years më parë
në Ekonomi
0
9% e totalit të shpenzimeve buxhetore për gratë, buxheti financon 47 programe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Barazia gjinore është shpallur prioritet nga të gjitha qeveritë shqiptare, të cilat në vite janë zotuar për krijimin e kushteve të barabarta mes burrave dhe grave në vendin tonë dhe në çdo sektor tjetër. Në ekonomi, prioriteti varet nga fondet që lëvrohen.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se buxheti gjinor, ose e thënë ndryshe fondet që jepen nga buxheti i shtetit për barazinë gjinore që nga vitit 2015 deri në 2018 kanë qenë në nivele relativisht të ulëta, nga 1-2.4% e totalit të shpenzimeve buxhetore. Mbështetja buxhetore rezulton të jetë rritur ndjeshëm pas vitit 2019, nga 6.3% në këtë periudhë në 9% të totalit të shpenzimeve nga buxheti këtë vit.

Në vitin 2012 u identifikuan vetëm 9 programe buxhetore në Programin Buxhetor Afatmesëm 2013-2015, të cilat krijonin mundësi për integrimin e parimeve të buxhetimit gjinor në parashikimet e tyre.

Aktualisht, referuar Programit Afatmesëm Buxhetor 2022-2024, falë asistencës aktive të ofruar nga UN Women, janë identifikuar grupe grash që duhen asistuar dhe ndihmuar, duke shtuar edhe 38 programe buxhetore të reja, të cilat e kanë çuar këtë total në 47 programe buxhetore.

Nëpërmjet këtyre programeve janë parashikuar fonde të veçanta për fuqizimin e rolit të gruas në biznes, bujqësi apo arsimimin profesional. Në të njëjtën kohë për herë të parë është parashikuar një fond i veçantë për strehimin e familjeve një-prindërore (gra të dhunuara/divorcuara/kryefamiljare). Janë parashikuar gjithashtu, fonde të veçanta për fuqizimin e rolit të gruas në procesin e integrimit, jetës kulturore të vendit si dhe zhvillimit të shkencës.

Në total, në buxhetin e këtij viti janë parashikuar rreth 50 miliardë lekë ose rreth 490.1 milion dollarë për të mbështetur politikat me bazë gjinore. Kjo shifër përbën rreth 9% të totalit të shpenzimeve buxhetore për këtë vit.

Me një shifër të tillë, Shqipëria rezulton ndër vendet me nivelin më të lartë të buxhetimit gjinor në rajon, çka krijon premisa që ky të mbetet një prioritet edhe në të ardhmen, në adresimin e shumë problematika që ka aktualisht me barazinë gjinore në Shqipëri.

Pas

“Të dyfishohet çmimi i biletës” Transporti urban në kaos, përfaqësuesit e Shoqatës dalin me kërkesën e fortë

Para

“Shiu është bërë luks” Ministrja Balluku i ‘qan hallin’ Britanisë dhe Turqisë: Iu rrit çmimi i energjisë me 100%

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar