• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vjen lajmi i shumëpritur/ Patenta shqiptare do të njihet dhe në Gjermani

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Vjen lajmi i shumëpritur/ Patenta shqiptare do të njihet dhe në Gjermani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal, i Gjermanisë,me kërkesë të qeverisë federale.

“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.





Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në Sallën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

Parimi i vendbanimit të rregullt

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave në Gjermani.

Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DW Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihen nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Borowski Deutsche Welles.

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”

Shkurt. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “Dhe e rëndësishme është, që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski.

Dallime në datat e lëshimit 

Rregullorja e re parasheh një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik (Kraftfahr-Bundesamt).

“Këto data janë negociuar me autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, i tha DW një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale. “Vetëm pas këtyre datave mund të sigurohet që lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara në Kosovë ose Shqipëri, janë bërë pasi më parë është bërë një kurs teorie dhe praktike”.

Për patentat e lëshuara më parë, autoriteti përkatës gjerman në Flensburg, do të sqarojë vërtetësinë e dokumentit, duke kontaktuar organet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, “Se sa kohë do të marrë kjo procedurë, kjo do të varet nga koha që do t’u nevojitet organeve në Shqipëri dhe Kosovë për të dhënë përgjigje”, i tha DW zëdhënësja.

Domethënie simbolike

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, përfundon këtu një rrugëtim pesëvjeçar, që zuri fill, në janar 2017, kur ai dorëzoi në ministrinë gjermane të transporteve kërkesën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. “Kjo njohje do t’i lehtësojë dukshëm përpjekjet e bashkëqytetareve tanë qe janë vendosur ligjërisht ne territorin e RFGJ per tu integruar sa me shpejt dhe me sa me pak kosto financiare ne jetën e vendit”, i tha Kuko DW.

“Dhurata më e bukur për ditëlindje”

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Berlin, e cilëson këtë lajmin më të mirë që Gjermania i dhuron Kosovës në prag të pavarësisë. “Ky është një lajm i jashtëzakonshëm per Republiken e Kosovës dhe flet shume per raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona. Kjo është një nga dhuratat me te mira qe Gjermania mund t‘ia ofronte Kosovës ne prag te festimit te ditëlindjes se 14-të Pavarësisë se Kosovës”, i tha Ajeti Deutsche Welles. “Kjo marrëveshje ka impakt te madh sidomos ndaj atyre qe janë ne marrëdhënie pune dhe ne mungese te kësaj marrëveshjeje kane qenë të hendikepuar t‘i kryejnë obligimet e tyre”, tha ambasadori kosovar.

Kosova e shtroi kërkesën për njohjen e patentave në gusht të vitit 2018. Ishte një nga veprimet e para të paraardhësit të Ajetit, ish-ambasadorit Beqë Cufaj, për të një nga sfidat personale, që kjo marrëveshje të arrihej së bashku me Shqipërinë. Dy ambasadorët Cufaj dhe Kuko dhe stafet e tyre diplomatike nuk reshtën së lobuari për këtë çështje, qoftë te dy ministritë përgjegjëse, ajo e transporteve dhe brendshme, qoftë edhe te konferencat përkatëse të ministrave të landeve. Tema e patentave, megjithëse e karakterit teknik, ishte e pranishme në çdo takim dypalësh, madje edhe deri te ish-kancelarja gjermane Angela Merkel./DW

Pas

Ekzekutimi i Azem Hajdarit/ Gjykata e Tiranës dënon Izet Haxhinë me 21 vite burg

Para

U bënë meme/ Kjo është arsyeja e fortë se përse Macron dhe Putin u ulën kaq larg

Para
U bënë meme/ Kjo është arsyeja e fortë se përse Macron dhe Putin u ulën kaq larg

U bënë meme/ Kjo është arsyeja e fortë se përse Macron dhe Putin u ulën kaq larg

Të Gjitha

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

nga Fast News
12:41 | 24/05/2025
0

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

nga Fast News
12:35 | 24/05/2025
0

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

nga Fast News
12:31 | 24/05/2025
0

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

nga Fast News
12:30 | 24/05/2025
0

Recent News

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

Hapet sot tuneli Llogarasë, pa pagesë deri më 15 shtator

12:41 | 24/05/2025
Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

Sa i kushtoi shtetit rimbursimi i ilaçeve? Raporti: Më pak se në 2023, shpenzimi për spitalet zë peshën më të madhe

12:35 | 24/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar