• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqiptarët po i përdorin! Numri i kartave bankare u rrit me 4.4% në 2021

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Shqiptarët po i përdorin! Numri i kartave bankare u rrit me 4.4% në 2021
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i kartave bankare në Shqipëri u rrit me 4.4% vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2021 sektori bankar raportonte rreth 1.32 milionë karta bankare aktive.

Numri i përgjithshëm i kartave bankare vazhdon të dominohet nga kartat e debitit të lidhura me llogaritë rrjedhëse të klientëve, që përbëjnë rreth 86% të totalit. Pjesa e mbetur ndahet mes kartave të kredititi dhe kartave me funksion paraje elektronike.

Norma më e lartë e rritjes për vitin e kaluar u shënua pikërisht në segmentin e kartave të debitit, që u zgjeruan me 4.8% krahasuar me një vit më parë. Rritja e numrit të kartave të debitit është një tregues i tërthortë i rritjes së depërtimit të shërbimeve bankare bazike, duke qenë se këto karta janë instrument i lidhur me llogaritë rrjedhëse. Ndërkohë, numri i kartave të kreditit për vitin e kaluar u rrit me ritme më të ngadalta, me 2.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, sektori bankar shqiptar raporton më pak se 112 mijë karta krediti.

Paralelisht me rritjen e numrit të kartave, vitin e kaluar vijoi zgjerimi i infrastrukturës së pagesave të lidhur me përdorimin e tyre. Në fund të vitit 2021, numri i bankomateve (ATM) arriti në 822, niveli më i lartë që prej vitit 2015. Krahasuar me vitin 2020, numri i ATM-ve aktive është rritur me 11%. Në periudhën 2016-2019, numri i ATM-ve ishte reduktuar ndjeshëm, edhe për shkak të konsolidimit të sektorit bankar, që e uli numrin e përgjithshëm të bankave nga 16 në 12.

Por, që nga viti 2020, numri i ATM-ve ka filluar të rritet sërish, i shtyrë edhe nga efektet e pandemisë, që shtuan nevojën për një automatizim më të madh të shërbimeve të pagesave. Përveç funksionit klasik të tërheqjes së parasë cash, ATM-të që po instalohen vitet e fundit (kryesisht ATM-të që vendosen në degët e bankave) ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit të parave. Tashmë, 30% e ATM-ve mundësojnë edhe depozitimin e parave, përveçse tërheqjen e tyre.



Ndërkohë, numri i pikave elektronike të shitjes për pagesa me kartë (POS) vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, tashmë bankat kanë aktive 13 741 pajisje POS, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Shtimi i pajisjeve POS është një tregues i një përdorimi më të madh të kartave për pagesa automatike dhe jo më vetëm për nevoja të tërheqjes apo depozitimit të parasë fizike.

Pagesat me kartë në terminale POS vitin e kaluar arritën shifrën rekord të 34.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 37% krahasuar me vitin 2020. Edhe pesha e pagesave me kartë në POS ka arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, me rreth 11.5% të totalit, nga 10.2% që kishte qenë një vit më parë. Sidoqoftë, shifrat tregojnë qartë se në pjesën dërrmuese shqiptarët vazhdojnë ta përdorin kartën bankare kryesisht për veprime me paranë cash./MONITOR/

 

Pas

Tr itoli në pallatin e biznesmenit në Shëngjin, Gjykata e Lartë rikthen në burg 21-vjeçarin

Para

Integrimi në BE/ Kryeministri Rama zbulon lëvizjen e rradhës që do bëjë Shqipëria

Para
Integrimi në BE/ Kryeministri Rama zbulon lëvizjen e rradhës që do bëjë Shqipëria

Integrimi në BE/ Kryeministri Rama zbulon lëvizjen e rradhës që do bëjë Shqipëria

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar