• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Policia Rrugore nuk i “fal” shoferët/ 12 të arrestuar në këto qytete, ja sa patenta janë pezulluar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Policia Rrugore nuk i “fal” shoferët/ 12 të arrestuar në këto qytete, ja sa patenta janë pezulluar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ka dalë bilanci i një jave që Policia Rrugore ka bërë për aksionet e organizuara në Vlorë dhe Fier.

Konkretisht, mësohet se në Vlorë është arrestuar një person për shkelje të rregullave të qarkullimit ndërsa janë vendosur 984 gjoba.

Gjiithashtu janë pezulluar 32 leje drejtimi.

Për Fierin policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 11 shoferë. Gjithashtu, janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur edhe 1341 masa administrative gjatë javës që lamë pas.

 

Njoftimi:

Vlorë – Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 62 leje drejtimi, nga të cilat: 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 59 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Janë vendosur 984 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 537 masa për tejkalim shpejtësie;
– 66 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 2 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 23 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 81 masa për parakalime të gabuara;
– 85 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 181 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Fier – Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.
Policia Rrugore e Fierit ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 1341 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-13 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-263 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-35 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-137 masa për përdorimin e aparatit celular;
-336 masa për parakalime të gabuara;
-207 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-359 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Pas

“Çfarë është NATO?” Video ‘thyen’ rrjetin, Ervin Salianji zihet ngushtë dhe nuk di të përgjigjet

Para

Shkarkimi i Metës/ Tërhiqet Gjykata Kushtetuese, ja kur jepet vendimi për Presidentin

Para
Shkarkimi i Metës/ Tërhiqet Gjykata Kushtetuese, ja kur jepet vendimi për Presidentin

Shkarkimi i Metës/ Tërhiqet Gjykata Kushtetuese, ja kur jepet vendimi për Presidentin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar