• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie, pezullohet gjyqtari i Vettingut (EMRI)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie, pezullohet gjyqtari i Vettingut (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari Ardian Hajdari, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është pezulluar nga detyra pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Institucioni i lartë i drejtësisë e vuri nën hetim duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.





Njoftimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:

Pas vënies në dijeni për marrjen në cilësinë e të pandehurit të gjyqtarit Ardian Hajdari nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua më datë 07.02.2022, Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila me vendimin nr.13, datë 07.02.2022, në mbështetje të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa ‘b’, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:

  1. Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Ardian Hajdari.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kush e paditi dhe deklarimet zyrtare të gjyqtarit:

Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit. Ardian Hajdari është anëtari i dytë pas Luan Dacit që vihet nën akuzë nga SPAK, i cili u shkarkua nga detyra pas dënimit me formë të prerë për ‘falsifikim dokumentesh’.

Ky zhvillim e kompromenton procesin e vetingut pasi vendimet e KPA merren nga një trupë prej tre gjyqtarësh dhe shpesh këto vendime nuk kanë qenë me votë unanime.

Anëtari i KPA, Hajdari u kallëzua në SPAK në qershor 2020 nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që nuk kaluan procesin e vetingun. Ish-prokuroria Antoneta Sevdari, ish-gjyqtari Ervin Metalla dhe ish-prokurori Elsion Sadiku e kallëzuan për falsifikim dokumentesh përveç fshehjes dhe mos deklarim të pasurisë.

Në janar 2020, ishte anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani që kallëzoi pranë SPAK, dy gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Sipas tij, Hajdari dhe Daci nuk përmbushin kushtet ligjore, përkatësisht; gjyqtari Hajdari nuk ka notën mesatare 8 të kërkuar nga ligji, ndërsa gjyqtari Daci ka fshehur shkarkimin e tij në vitin 1997.

Ish-prokurorja Sevdari paraqiti dhe një ankesë pranë Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) për Hajdarin, por që nuk u mor parasysh. Sipas saj, Hajdari nuk plotëson tre kushtet kryesore që përcakton Kushtetuta për të qenë pjesë e KPA. Servdari thotë se Ardian Hajdari nuk ka një eksperiencë prej 15 vite në sistemin e drejtësisë pasi ishte i regjistruar si avokat në Këshillin Rajonal të Avokatëve të Shkodrës për vetëm 13 vite. Gjithashtu, ajo pretendon se Hajdari nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë biznes të regjistruar, gjë që do të thotë se ka fshehur të ardhurat nga organet tatimore. Sevdari më tej thekson se Hajdari nuk kishte notën mesatare jo më pak se 8, pasi në diplomën për drejtësi ka mesatare 6.44, ndërsa master nuk ka kryer asnjëherë.

Pas

“Shtetit shqiptar i ka kushtuar dyfish kostoja e dëmit” Grida Duma ngre shqetësimin e madh

Para

Bashkoni limon dhe piper të zi për flokë të trashë dhe të plotë si kurrë më parë

Para
Bashkoni limon dhe piper të zi për flokë të trashë dhe të plotë si kurrë më parë

Bashkoni limon dhe piper të zi për flokë të trashë dhe të plotë si kurrë më parë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

Recent News

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025
Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

19:20 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar