• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mospajtimi në Moskë dhe efekti domino i bankave ruse

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Mospajtimi në Moskë dhe efekti domino i bankave ruse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Federiko Fubini

Edhe në zemër të regjimit ka shqetësim për rrezikun që Putin po merr në Ukrainë. Dhe bëhet fjalë për fatin e huadhënësve.

Të martën në Dumën e Moskës, 28 nga 324 deputetë të partisë së regjimit Rusia e Bashkuar abstenuan për njohjen e dy pseudo-republikave të Donbasit. Edhe në zemër të regjimit ka shqetësim dhe mospajtim për rrezikun që Vladimir Putin po merr në Ukrainë. Po, por çfarë rreziku?

Sanksionet tregtare nuk kanë gjasa të bëjnë shumë, në mos në planin afatgjatë (kur Ukraina do jetë tashmë një shtet kukull i Moskës). Për sa u përket oligarkëve, pjesa më e madhe e pasurisë së tyre është e strehuar në llogari të mbajtura në emër të emrave të tjerë.

Jo, ajo që i frikëson ato 28 abstenime në Duma duhet të jetë diçka tjetër: brishtësia financiare e Rusisë, të cilën sanksionet perëndimore të targetuara mirë mund ta bëjnë të shpërthejë. Sberbank, banka e parë kombëtare (me kontroll publik), ka një ekspozim prej 350 miliardë euro. Vtb e cila është e dyta (e kontrolluar edhe nga qeveria) e ka ekspozimin 214 miliardë. Vetëm këto të dyja kanë borxhe të llojeve të ndryshme, të barabarta me një të tretën e produktit bruto rus. Nuk do të ishte problem nëse tek këto banka dhe të tjerat, klientët do të kishin besim dhe ato do të mund të hynin në tregjet perëndimore në euro dhe dollarë për të rifinancuar borxhet e tyre.



Por kjo nuk është domosdoshmërisht e thënë të ndodhë. Indikacionet nga Moska sugjerojnë se tashmë në publik ka nisur një garë drejt sporteleve, për të shitur rubla në këmbim të eurove ose dollarëve. Dhe që bankave ka filluar t’u mbarojnë likuiditetet në valutë të fortë për të kënaqur klientët.

Tani heqja e tyre nga tregjet e euros dhe dollarit me sanksione, do të thotë shtytje e sistemit financiar rus në kolaps dhe detyrim i bankës qendrore në Moskë të djegë të gjitha rezervat e saj për paketën e shpëtimit.

Në atë pikë, Rusia do të ishte ekonomikisht në gjunjë dhe kontrolli i Putinit mbi vendin, ndoshta, më i dobët. Por a do të kenë evropianët guximin të shkojnë deri në fund? Nëse nuk e kemi, atëherë le të pushojnë së bëri deklarata mbi krimin e radhës të tiranit të Moskës. / Corriere della Sera – Bota.al

Pas

“Ky është fundi i tij politik” Kolonel Dritan Demiraj rendit 10 hapat për të mposhtur Vladimir Putin

Para

Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun

Para
Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun

Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

Recent News

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

13:30 | 14/12/2025
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

13:00 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar