• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lufta e Rusisë “tremb” shqiptarët, dyfishohet blerja e miellit në Tiranë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Lufta e Rusisë “tremb” shqiptarët, dyfishohet blerja e miellit në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët. Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan.

“Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”.



Ai tha se, blerjet e miellit nisën të rriten pas lajmeve se sasitë më të mëdha të grurit vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Të njëjtën tendencë pohojnë dhe pika të tjera të tregtimit me pakicë në kryeqytet.Reagim të ngjashëm patën edhe konsumtorët në rrethe. Edhe në Kosovë, gjatë dy ditëve të fundit, u panë shumë qytetarë që ishin të interesuar për blerje jo të zakonta të miellit.

 

 

Nga Rusia vjen 46% e grurit
Shqipëria, gjatë vitit 2021, importoi nga Rusia dhe Ukraina 50% të sasisë vjetore të grurit që vjen nga jashtë.

Nga totali i importeve të drithërave, 46% vijnë nga Rusia, 35% nga Serbia, 4% nga Ukraina dhe pjesa tjetër 15% nga vende të tilla si Franca, Italia etj.

Importuesit pohuan se po bëjnë përpjekje për ndryshimin e burimeve të furnizimit, duke garantuar se nuk do të ketë mungesa në treg, por sipas tyre çmimet do të jenë në varësi të situatës.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton Shoqatën e Përpunuesve të miellit, tha se, grosistët kanë rezerva deri në 45 ditë. Ai tha se gjatë dy ditëve të fundit janë gjetur blerës të rinj jashtë Rusisë, në Francë, Hungari dhe deri në Argjentinë.

Qeveria nga ana e saj nuk ka bërë të ditur rezervat me grurë të vendit, sakaq grosistët e grurit pohuan se shteti nuk ka asnjë rezervë. Importuesit sugjeruan se qeveria duhet të kishte marrë masa për të krijuar rezerva me grurë që pas pandemisë.

Rusia e përdori eksportin e grurit për gjeopolitikë duke ndikuar në një rritje artificiale në tregjet ndërkombëtare më 2020.

Çmimi i një ton gruri në ditën e parë të luftës më 24 shkurt u rrit me 5.3%, por çmimi u ul sërish dje, pasi sanksione më pak të ashpra u vunë ndaj Rusisë nga shtetet perëndimore./Monitor/

Pas

Klitchsko jep lajmin e trishtë: Rusët vranë 35 qytetarë në Kiev, 2 ishin fëmijë

Para

Autostrada e Kievit shndërrohet në sheshbetejë luftimesh (VIDEO)

Para
Autostrada e Kievit shndërrohet në sheshbetejë luftimesh (VIDEO)

Autostrada e Kievit shndërrohet në sheshbetejë luftimesh (VIDEO)

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar