• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Ky shtet është toka e ëndrrave për ne” Rama konferencë në Itali, zbardhen marrëveshjet që u nënshkruan

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ky shtet është toka e ëndrrave për ne” Rama konferencë në Itali, zbardhen marrëveshjet që u nënshkruan
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot në Itali, për të zhvilluar një takim me universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, me qëllim që të rritet bashkëpunimi i shtetit fqinj dhe Shqipërisë në fushën e studimeve universitare.

Ai mbajti gjithashtu dhe një konferencë, në të cilën është shprehur: Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre. Na ndan një det, e një histori që jo gjithmonë na ka bashkuar, por në të njëjtën kohë na bashkon një ndjenjë e përbashkët përkatësie e jashtëzakonshme e fqinjësisë. Marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë është e veçantë në të gjitha nivelet. Duhet të shfrytëzojmë më mirë programet europiane, duke përfituar nga njohuria që ka Italia. Kemi shumë për të mësuar e jemi me fat që Italia ka disponueshmërinë vëllazërore për të an ofruar atë që është më e rëndësishme.

Janë nënshkruar edhe disa marrëveshje:

Marrëveshjet janë në fushën e:

Biologjisë Mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës

Pyjeve dhe Mjedisit për UBT,

Inxhinierisë Mekanike me UPT në nivel master,

Marketingut me UMSH,

Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali. Në përfundim do të marrin diploma të dyfishta një shqiptare një italiane.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka thënë se ka shumë të përbashkëta mes vendeve tona, dhe në fushën e arsimit. Rama tha se njësoj si në Shqipëri, edhe në Itali, studentët lëvizin nga jugu drejt Veriut, ose dhe më tej drejt shteteve të Europës Veriore.

“Është kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, dhe përjetova mikpritjen që nga minuta e parë e mbërritjes sonë, falenderoj rektorin dhe ekipin e tij.

Për të krijuar ura të reja komunikimi, dhe për të hapur dyer bashkëpunimi, dua të them që më bëri jashtëzakonisht përshtypje biseda që pata me rektorin, pasi munda të kuptoj më shumë, edhe për problemet që janë sot mes nesh, problemet që janë tani të pranishme për Universitetet në Itali, janë edhe te ne, duke nisur nga problemi që ndihet nga të dy anët, në Itali të rinjtë ikin drejt veriut të Europës.

Ajo që kemi të përbashkët është ta orientojmë këtë në mënyrë të përgjegjshme, pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës, për ne është e rëndësishme për të parë hapësirat, që të ndërkombëtarizojmë universitetet tona, dhe për tiu dhënë mundësi dhe studentëve të huaj, që të vijnë në Shqipëri.

Kemi një shembull të veçantë në Shqipëri, në Tiranë, shembulli i Universitetet Zoja e Këshillit të Mirë, i cili u themelua shumë vite më parë, me mbështetjen e selisë së shenjtë, na jep mundësinë të kuptojmë se si mund të lindin këto sinergji, këto bashkëpunime“, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar tha se shumë e rëndësishme mbetet zbatimi i këtyre marrëveshjeve.

“Viterbo, Romë – Me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta”, shkruan Rama.

Pas

“Unë kam të dashur” Bora Zemani në një lidhje të re? Ja si lindën dyshimet e forta (VIDEO)

Para

“Do shpallet ‘non-grata’ bashkë me familjen” Juristja zbulon emrin e politikanit shqiptar që do futet në listën e zezë të SHBA

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar