Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa në disa qytete kanë rënë edhe reshje bore.
Korça po ashtu është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa mbrëmjen e kaluar duket nuk ka pasur reshje bore.
Autoritetet në orët e para të mëngjesit mundësuan kriposjen e rrugëve, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.
Në akset nacionale dhe turistike Korçe-Erseke -Leskovik, Korçe -Voskopojë , Korçë – Dardhe, deri më tani qarkullimi është pa probleme.
Autoritetet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore. Sa i përket energjisë elektrike disa zona kanë pasur probleme të theksuara pasi janë përballur me mungesë orëve të fundit.
Po ashtu si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta 25 shtylla në Korçë janë rrëzuar, duke sjellë edhe mungesë të energjisë.
Situata me energjinë:-
Dispeceria Rajonale Korçë
Maliq -150 abonentë rurale pa energji
Fidri 21 Nst Korçë me toke 18 kabinat pjesërisht pa energji 1100 abonente.
Fidri 19 Nst Korçë me max 3kabina 420 abonentë pa energji
Fidri 3 Nst Erseke me cast 10 kabina 200 abonentë pa energji
Fidri Tulla Nst Maliq me max 3 kabina 54 abonentë rurale pa energji
Fideri Podgozhan NST Gur I Kuq me max komplet.
Fideri 11 Nst Petrushe me tokë 1 kabinë 16 abonentë rurale pa energji
Fidri 14 Nst Petrushe me max 1 kabine 190 abonentë pa energji
Fideri 4 Nst Petrushe me toke 3 kabina 1102 abonentë pa energji
Fidri 9Nst Erseke me max 20 Kabina 378 abonentë pa energji
Fidri Vithkuq Nst Rehove me max 20 kabina 329 abonentë pa energji
Fidri Frigorifer Nst Gjanc me toke 2 kabina 7 abonentë pa energji
Fidri 9 Nst Lozhan me max 7 kabina 238 abonentë pa energji
Fideri 22n st Korçë pjesërisht pa energji 2 kabina ,22 abonentë.