• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet” Saimir Tahiri u dënua me burg, vjen reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet” Saimir Tahiri u dënua me burg, vjen reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur dhe reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Presidenti Enio Jaço shkruan se ky vendim ka ndezur sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Ai thotë se vendimi për ish ministrin, nuk do të thotë se drejtësia në vendin tonë sot është perfekte. Sipas Jaços, ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë.

MESAZHI I PLOTE

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.

Por vendimi për ish ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtuar një Kapje të saj pas viteve ’90.

Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë Besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj.

Pas

A do ti japë fund pandemisë varianti “Omicron”? Ja çfarë parashikon Bill Gates në teorinë e tij

Para

“Shqipëria po shuhet” Meta ngre alarmin për të disatën herë: Shpopullimi një projekt i qëllimshëm antikombëtar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Recent News

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

10:56 | 16/12/2025
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

10:54 | 16/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar