• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia, ekonomia po i afrohet potencialit të rritjes

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia, ekonomia po i afrohet potencialit të rritjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare po u afrohet ritmeve të rritjes potenciale dhe kjo shpjegon pjesërisht tendencën në rritje të inflacionit.

Raporti i fundit i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, vë në dukje se hendeku negativ i prodhimit, ose distanca mes prodhimit potencial dhe atij real është ngushtuar ndjeshëm në tremujorët e fundit.





Afrimi i rritjes ekonomike me potencialin përkthehet në forcim të presioneve inflacioniste në ekonomi. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se duke filluar nga tremujori i tretë 2021 ka një tendencë në rritje të inflacionit bazë ose inflacionit që përjashton ata komponentë me luhatshmëri të lartë, siç mund të jenë produktet ushqimore apo energjetike.

Kjo analizë dëshmon se rritja e çmimeve dhe vala inflacioniste nuk është ekskluzivisht e lidhur me goditjet e ofertës dhe shtrenjtimin e mallrave jetike të konsumit, siç janë produktet ushqimore bazë, nafta apo energjia elektrike. Sipas INSTAT, në muajt dhjetor 2021 dhe janar 2022, inflacioni vjetor ka shënuar vlerën 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të vijojë të rritet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Rritja e inflacionit në muajt e fundit është përkthyer edhe në një rritje të pritjeve inflacioniste sidomos te konsumatorët, ndërsa, sipas Bankës së Shqipërisë, te bizneset pritjet inflacioniste janë më të kufizuara.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, në projeksionet e saj Banka e Shqipërisë thekson se rreziqet inflacioniste ngelen në kahun rritës dhe faktori kryesor është një vijim i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, edhe përtej atyre që janë pritshmëritë aktuale.

Siç u shpreh javën e kaluar edhe Guvernatori, Gent Sejko, raporti i politikës monetare sugjeron se, me shumë të ngjarë, normat referuese të interesit të Bankës së Shqipërisë do të fillojnë të rriten këtë vit, për t’ju përgjigjur rritjes së inflacionit, që ka rezultuar edhe më e lartë se pritshmëritë e mëparshme të bankës qendrore.

Ndërkohë që rreziqet e lidhura me pandeminë po zbehen, tashmë është inflacioni rreziku kryesor për qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes së ekonomisë. Banka e Shqipërisë pret që këtë vit, rritja të jetë ndjeshëm më e ulët se nivelet e vitit 2021, që u ndikuan shumë nga baza jo e zakonshme krahasuese që shkaktoi pandemia në vitin 2020.

Sidoqoftë, banka qendrore i qëndron pritshmërive optimiste për një rritje pozitive në horizontin kohor afatmesëm. Analiza e Bankës së Shqipërisë nënvizon se tërmeti dhe pandemia nuk kanë shkaktuar dëme të qëndrueshme në potencialet e rritjes së ekonomisë shqiptare dhe se gjatë 2-3 viteve të ardhshme, normat e rritjes do të kthehen pranë niveleve që ishin në periudhën para këtyre ngjarjeve./Monitor/

Pas

Si arriti Alketa Vejsiu të shkonte në “Sanremo”? Iliri çudit me deklaratën: Ja kush ndërhyri 

Para

“Dështimi i rradhës” Klodiana Lala zbulon emrin e personazhit të njohur që është liruar nga burgu

Para
“Dështimi i rradhës” Klodiana Lala zbulon emrin e personazhit të njohur që është liruar nga burgu

“Dështimi i rradhës” Klodiana Lala zbulon emrin e personazhit të njohur që është liruar nga burgu

Të Gjitha

Turi çiklistik i Shqipërisë, policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi çiklistik i Shqipërisë, policia zbulon rrugët që do të bllokohen

nga Fast News
16:20 | 25/05/2025
0

Shqipëria do të bëjë identifikimin elektronik të kafshëve

Shqipëria do të bëjë identifikimin elektronik të kafshëve

nga Fast News
14:00 | 25/05/2025
0

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

nga Fast News
13:51 | 25/05/2025
0

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

nga Fast News
13:50 | 25/05/2025
0

Recent News

Turi çiklistik i Shqipërisë, policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi çiklistik i Shqipërisë, policia zbulon rrugët që do të bllokohen

16:20 | 25/05/2025
Shqipëria do të bëjë identifikimin elektronik të kafshëve

Shqipëria do të bëjë identifikimin elektronik të kafshëve

14:00 | 25/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar