• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Analiza/ A mund ta ndalin sanksionet Vladimir Putinin?

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Konflikti gati për një tjetër kthesë/ Pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Putini pranon negociatat për bisedime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, po forcojnë sanksionet kundër Rusisë në përpjekje për ta detyruar ndërprerjen e sulmit mbi Ukrainën, që filloi të enjten. Analistët thonë se perëndimi duhet t’i kundërvihet Rusisë me masa sa më të fuqishme kufizuese, sepse siç thotë Paul Massaro, këshilltar i lartë i politikave në komisionin e Helsinkit, bota tashmë është në një epokë tërësisht të re.

“Shpresoj që e kuptojmë këtë dhe besoj se po e kuptojmë. Mendoj se sytë po na hapen dhe natyrisht edhe sytë e Ukrainës janë hapur. Por, dua të them se Ukraina po lufton për të gjithë ne. Ukraina po lufton për veten e saj, sigurisht, por, po lufton gjithashtu për demokracinë. Putini po bën një lojë të tmerrshme në një mënyrë që nuk e kemi parë prej dekadash për të shuar vlerat tona dhe për të shkatërruar Ukrainën dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj”, tha ai.



Ekonomisti britanik, Timothy Ash, thotë se perëndimi duhet të forcojë sa më shumë sanksionet kundër Rusisë.

“Do të jetë shumë e vështirë për ta ndaluar atë me sanksione, por, ju duhet të rrisni koston për të, që ai të kuptojë se ishte veprim i keq që nuk duhej ta bënte. Shpresojmë që ai të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha analisti Ash.

Zoti Massaro thotë se sanksionet e vendosura nga perëndimi janë shumë mirë të bashkërenduara nga bota demokratike dhe një grup i madh vendesh që paraqet gjysmën e Prodhimit të Brendshëm botëror. Ai thotë se në afat të shkurtër është shumë e rëndësishme goditja e oligarkëve rusë.

“Ne kemi nevojë që çdo aktor oligarkik, çdo miliarder i korruptuar, siç i quajti presidenti Joe Biden, të sanksionohet, të hetohet, t’i sekuestrohet pasuria, të kthehet në Rusi për të jetuar në sistemin shtypës, agresiv, imperialist të stilit hitlerian që ata kanë krijuar”, tha zoti Massaro, duke nënvizuar se energjia është fushë shumë e rëndësishme për ta goditur Rusinë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania vendosën sanksione të ashpra, përfshirë edhe bllokimin e pasurive të presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një akt të pashembullt për ta detyruar ndërprerjen e sulmit mbi Ukrainën.

“Ai (Vladimit Putin) pretendon se është i varfër dhe nuk ka shumë pasuri. Jam i sigurt se ai e ka fshehur pjesën më të madhe të pasurisë së tij, me shumë, shumë zgjuarsi dhe ka shumë miq që mbajnë pasuritë e tij në emrat e tyre. Sanksionet që rrisin koston e Putinit mund të ndryshojnë pak llogaritë, por ky është një njeri që i duket se është në një mision historik, lloji i tij i misionit të çmendur historik, për të ribashkuar copa nga Bashkimi Sovjetik dhe të krijojë një lloj Rusie më të madhe. Shumë e vështirë për t’iu kundërvënë kësaj”, tha zoti Ash.

Analistët pajtohen se presidenti Putin synon ndërrimin e pushtetit në Kiev, vendosjen e një regjimi që do të ishte i nënshtruar ndaj Moskës, por edhe rikthimin e sferës së ndikimit rus të periudhës së Luftës së Ftohtë. Bota demokratike thonë ata, duhet ta bëjë presidentin rus të paguaj shtrenjtë për veprimet e tij./VOA

Pas

Shkatërrohet avioni më i madh në botë në bazën ajrore të Ukrainës

Para

Refugjatët nga Ukraina: S’e dimë se ç’do të ndodhë në të ardhmen 

Para
Refugjatët nga Ukraina: S’e dimë se ç’do të ndodhë në të ardhmen 

Refugjatët nga Ukraina: S’e dimë se ç’do të ndodhë në të ardhmen 

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar