• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

9 gjëra që duhet të bini dakord, ndryshe mund t’ju presë një martesë e palumtur

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
9 gjëra që duhet të bini dakord, ndryshe mund t’ju presë një martesë e palumtur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur gjeni atë të duhurin/ë, herët a vonë, mendja ju shkon te martesa – është ndjesia më e bukur në botë, këtu biem dakord. Por, duhet pasur kujdes. Përpara se të merrni një hap madhor si puna e martesës, duhet të dini nëse ti dhe partneri mund të diskutoni lirshëm për nëntë tematikat e mëposhtme. Në të kundërt, na vjen keq, por ju pret një martesë e palumtur.

Punë parash: Të flasësh për paratë është pak e sikletshme, por është e nevojshme. Ju do të ndani jetën bashkë, kështu që është e domosdoshme të dini në po ndani edhe borxhe apo vese të pashëndetshme. Duhet të flisni rreth mënyrës si i menaxhoni paratë, a kurseni dhe sa kurseni, llogaritë e përbashkëta dhe të tjera. Gjërat e rëndësishme duhen bërë në fillim, prandaj nisni me këtë.



Fëmijë ose jo: Shumë prej çifteve të reja duan fëmijë. Mund të ndodhë që ti ose partneri/ja të jeni nga ata që thjesht s’e imagjinoni veten prindër. Të tilla konflikte janë shkatërruese për një çift dhe nëse s’bini dakord nësse do të bëni fëmijë apo jo, sa do të bëni apo ç’mendoni për abortin, polemikat do të jenë fundi i martesës tuaj.

Debatet dhe konfliktet: Debatet janë të pashmangshme në çdo çift, por ka rëndësi mënyra si debatoni. A ziheni duke ngritur zërin, bëni diskutime konstruktive, thjesht nuk flisni? Të tilla gjëra duhen ditur për të shmangur shkallëzime të mëtejshme të konfliktit.

Hapësira personale: Sado të afërt të jeni, çdokush ka nevojë për hapësirën personale dhe kjo s’është diçka për t’u keqkuptuar. Ti ose partneri/ja mund të doni të rrini vetëm për pak kohë, të udhëtoni vetëm, ose thjesht të dilni pa vetëm. Një kërkesë e tillë nga hiçi mund të jetë bazë për konflikt dhe dyshim, prandaj flisni hapur dhe qartazi për nevojën tuaj për të qenë vetëm.

Stili i jetesës: Nëse ti je nga ata që s’u rrinë këmbët dhe s’kanë lënë vend pa bredhur, ndërsa partneri/ja është i shtruar dhe ka jetuar në të njëjtin qytet gjithë jetën, njëri nga ju do të ndihet i palumtur, herët a vonë. Diskutoni ç’mendoni për lëvizjen, si doni t’i kaloni fundjavat, pushimet, emigrimi dhe çdo gjë të kësaj natyre.

Dëshira seksuale: Do të hasni probleme madhore nëse nuk i bëni limitet e qarta për ç’quhet tradhti dhe çfarë jo si edhe pritshmëritë tuaja ndaj seksit në tërësi.

Shëndeti mendor: Pikëpamjet në këtë tematikë duhet të jenë në sinkron, përndryshe mund të gjendeni në situata të pakëndshme dhe s’do të hasni mbështetjen e partnerit në mjekim, vizita apo terapi.

Përjetësisht: Nëse po konsideroni martesën, ndoshta është më mirë të ktheni sytë dhe të reflektoni nëse jeni vërtet simpatizantë të lidhjeve dhe a e shihni dot veten me të njëjtin person për gjithë pjesën tjetër të jetës. Si planifikoni ta bëni partnerin të lumtur? Si i rezistoni tundimit? Ç’është martesa për ju?

Sinqeriteti rreth ndjenjave: Duket si diçka që s’do mend, por është vërtetë e rëndësishme. Para se të martoheni me dikë, duhet të jeni të gatshëm t’i thoni me gjithë sinqeritetin e mundshëm si ndiheni. Qoftë dashuri, admirim, lumturi, inat, neveri apo bezdisje. Për sa kohë nuk jeni të pasjellshëm, partneri do t’ju dëgjojë.anabel

Pas

Presidenti Zelinsky: Shkatërrojani ekonominë! E keqja ruse duhet ndalur sa më parë

Para

SHBA ngre alarmin: Më e keqja nuk është parë ende, lufta do të jetë e përgjakshme!

Para
“Vra më njërin, të tjerët ja mbathën. Ushtri ku*vash”/ CNN: Ukrainasit zmbrapsin avancimin rus drejt aeroportit të Kharkiv

SHBA ngre alarmin: Më e keqja nuk është parë ende, lufta do të jetë e përgjakshme!

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar