• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Veprime që tërhoqën vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme”, VOA: Ish-deputeti Myslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Veprime që tërhoqën vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme”, VOA: Ish-deputeti Myslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri policia ka paditur në prokurori ish-deputetin e Myslim Murrizi për fshehje të pasurisë, transaksione dhe depozitime të dyshimta parash, me qëllim pastrimin e tyre.

Ish-deputeti Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, thuhet në kallëzimin e policisë, kanë kryer transaksione të dyshimta në vlera afro 734 mijë euro, vetë dhe përmes subjekteve që zotërojnë, në disa banka.





Veprimet e dyshimta bankare në shuma të konsiderueshme janë kryer gjatë një periudhe 13-vjeçare nga dhjetori 2008 deri në qershor 2021.

“Këto veprime financiare janë kryer nga vet zoti Murrizi, nga persona të tretë, kalime të hollash mes llogarive të shtetasit, kalime në favor të subjektit të administruar prej tij, ‘Murrizi 2009’ dhe tërheqje cash” – thuhet në dokumentet e paraqitura nga policia.

Në dokumente përshkruhen veprime të dyshimta bankare për blerjen e një automjeti 8 vjet më parë 78 mijë euro në favor të një subjekti, transferta dhe kreditime prej 515 mijë euro si dhe këste kredie mijëra euro për blerje apartamenti.

Një seri veprimesh të dyshimta janë kryer në një tjetër llogari bankare sërish për blerje automjeti dhe apartamenti në shuma dhjetëra mijëra euro, ku depozitojnë cash familjarë të ish-deputetit Murrizi në favor të tij.

“Këmbime valutore, kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh, shitblerje pasurish të paluajtshme, tërheqje në cash”, përshkruan policia një larmi veprimesh bankare të dyshimta me dhjetëra mijëra euro, të cilat kalojnë në përfitim të ish-deputetit Murrizi, herë si ortak, herë si kthim kontributesh, duke tërhequr vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme, që duhen hetuar.

Ish-deputeti Murrizi i ka hedhur poshtë akuzat në mediat vendase, duke kujtuar se pasuria e tij është e deklaruar dhe se dokumentet janë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Zoti Murrizi ka theksuar se ka qenë dhe mbetet i hapur ndaj drejtësisë, ku në ngjarje të viteve më parë ka marrë pafajësi nga gjykata.
Denoncimi prej shumë faqesh i policisë është tashmë në zyrat e prokurorisë, e cila pritet të thotë fjalën e saj.

Pas

Atentati në Vlorë/ 36-vjeçari ishte në këmbë kur u qëllua, eci drejt marketit dhe…

Para

5 mënyra për ta kuptuar nëse keni pranë njerëz nga jeta e mëparshme

Para
5 mënyra për ta kuptuar nëse keni pranë njerëz nga jeta e mëparshme

5 mënyra për ta kuptuar nëse keni pranë njerëz nga jeta e mëparshme

Të Gjitha

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

nga Fast News
11:43 | 23/06/2025
0

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

nga Fast News
11:00 | 23/06/2025
0

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

nga Fast News
10:40 | 23/06/2025
0

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

nga Fast News
10:30 | 23/06/2025
0

Recent News

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

11:43 | 23/06/2025
Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

11:00 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar