Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin tragjik ku ndërruan jetë 45 persona është përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” i cili drejtonte mjetin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. Mediat lokale shkruajnë se duke qenë se shoferi përgjegjës ka ndërruar jetë, sipas autoriteteve në Bullgari, askush nuk do të dënohet për këtë ngjarje.
I pyetur për përgjegjësinë që duhet të mbajë kompania e udhëtimeve që ishten dëshkuar dhe katër herë të tjera për shkelje të rregullave e nuk kishte licensën e nevojshme, prokurori publik Ljubomir Joveski tha se po hetohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht pyetjeve të gazetarëve, Joveski këmbënguli se hetimeve të aksidentit u ishte dhënë fund.