• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Sfidat dhe pasiguritë me të cilat do përballet ekonomia globale në vitin 2022

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Sfidat dhe pasiguritë me të cilat do përballet ekonomia globale në vitin 2022
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Nouriel Roubini

“Project Syndicate”

Pavarësisht goditjeve që sollën variantet e reja të Covid-19, 2021-a rezultoi të ishte një vit relativisht pozitiv për ekonomitë dhe tregjet në shumicën e rajoneve të botës. Ekonomia globale u rrit mbi potencialin e saj pas recesionit të rëndë që pësoi në vitin 2020, ndërsa tregjet financiare përjetuan një rikuperim të konsiderueshëm.

Kjo ishte veçanërisht më e vërtetë për Shtetet e Bashkuara, ku tregjet e aksioneve arritën nivele të larta, pjesërisht për shkak të politikës monetare ultra liberale të Rezervës Federale të SHBA (ndonëse bankat qendrore në ekonomitë e tjera të përparuara, ndoqën politikat e tyre në përputhje me rrethanat).

Por viti 2022 mund të jetë më i vështirë. Pandemia nuk ka mbaruar ende. Omicron mund të mos jetë aq virulent sa variantet e mëparshme – –sidomos në ekonomitë e zhvilluara, ku është vaksinuar pjesa dërrmuese e njerëzve – por ai është shumë më ngjitës, gjë që do të thotë se shtrimet në spital dhe vdekjet do të mbeten në nivele të larta.

Dhe pasiguria që gjeneron kjo situatë do të dëmtojë kërkesën në treg, dhe do të shtojë pengesat në zinxhirin e furnizimit. Bashkë me kursimet e tepruara, kërkesën e dobët dhe politikat liberale monetare dhe fiskale, ishin këto pengesa që nxitën një inflacion galopant në vitin 2021.

Shumë nga drejtuesit e bankave qendrore, që këmbëngulnin se rritja ekonomike e shoqëruar me një inflacion të lartë ishte diçka kalimtare, e kanë pranuar tani se kjo situatë do vazhdojë edhe për më gjatë. Me shkallë të ndryshme emergjence, ata po planifikojnë të heqin gradualisht dorë nga politikat monetare jo tradicionale si lehtësimi sasior, në mënyrë që të mund të fillojnë të normalizojnë normat bazë të interesit.

Vendosmëria e bankave qendrore, do të vihet seriozisht  në provë, në rast se rritja e normës bazë do të shkaktojë tronditjen e tregjeve të obligacioneve, kredive dhe aksioneve. Me një grumbullim kaq të madh të borxhit privat dhe publik, tregjet mund të mos jenë në gjendje që të absorbojnë kostot më të larta të huamarrjes.

Në rastin më të keq, bankat qendrore do ta gjenin veten në një kurth borxhesh, dhe ndoshta do të ndryshonin kursin e tyre. Kjo do të sillte një ndryshim në lidhje me pritshmëritë e inflacionit të mundshëm, teksa ky i fundit mund të bëhet endemik. Ndërkohë, viti i ardhshëm sjell gjithashtu me vete rreziqe gjeopolitike dhe sistematike.

Në frontin gjeopolitik,duhet pasur në vëmendje 3 kërcënime kryesore. Së pari, Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën, ndaj mbetet për t’u parë nëse negociatat për një regjim të ri rajonal të sigurisë, mund të parandalojnë përshkallëzimin e këtij kërcënimi.

Edhe pse presidenti amerikan Joe Biden i ka premtuar Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake, dhe e ka kërcënuar Rusinë me sanksione më të ashpra, e ka bërë po ashtu të qartë se SHBA-ja nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt me trupa për të mbrojtur Ukrainën kundër një sulmi rus.

Por ekonomia ruse është bërë më rezistente ndaj sanksioneve sesa në të kaluarën. Kësisoj  kërcënime të tilla, mund të mos e bindin presidentin rus Vladimir Putin. Tek e fundit, disa sanksione perëndimore – si për shembull bllokimi i gazsjellësit Nord Stream 2 -mund të thellojnë mungesat energjitike që ka sot Evropa.

Së dyti, lufta e ftohtë Kinë-SHBA po bëhet më e ftohtë. Kina po e shton  presionin e saj ushtarak në Tajvan dhe në Detin e Kinës Jugore (ku ka shumë mosmarrëveshje territoriale), dhe po përshpejtohen përplasjet midis ekonomive kineze dhe amerikane. Me kalimin e kohës, kjo do të sjellë pasoja stagflacioniste.

Së treti, Irani është shumë pranë shndërrimit në një shtet me armë bërthamore. Ai e ka pasuruar me shpejtësi uraniumin deri në shkallën për të prodhuar armë, ndërsa negociatat për një marrëveshje të re apo të ripërtërirë nuk kanë çuar deri tani askund. Në këto kushte, Izraeli po shqyrton hapur mundësinë e ndërmarrjes së sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane.

Po të ndodhte kjo, pasojat stagflacioniste ka të ngjarë të jenë edhe më të rënda se krizat e ndikuara nga goditjet gjeopolitike të lidhura me naftën në vitet 1973 dhe 1979. Viti i ri vjen edhe me disa probleme sistematike. Në vitin 2021, valët e të nxehtit ekstrem, zjarret, thatësira, uraganet, përmbytjet, tajfunet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, zbuluan shumë qartë pasojat e ndryshimeve klimatike në botë.

Samiti i klimës COP26 në Gllasgou prodhoi kryesisht një mal me premtime, duke e lënë botën të shkojë me siguri drejt vuajtjes nga pasoja e një ngrohje mesatare globale prej 3 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli. Thatësira po shkakton tashmë një rritje të rrezikshme të çmimeve të ushqimeve, ndërsa vazhdojnë të thellohen efektet e ndryshimeve klimatike.

Për më tepër, ecja me shpejtësi drejt de-karbonizimit të ekonomive (heqjes dorë nga lëndët djegëse fosile, dhe përdorimin e burimeve të pastra energjitike), po çon në investime të pamjaftueshme mbi kapacitetin e karburanteve fosile, përpara se të ketë një furnizim të mjaftueshëm me energji të rinovueshme.

Kjo dinamikë, do të sjellë me kalimin e kohës çmime shumë më të larta të energjisë. Nga ana tjetër, flukset e refugjatëve,që braktisin vendlindjen për shkak të ndryshimeve klimatike, drejt SHBA-së, Evropës dhe ekonomive të tjera të përparuara do të rriten, edhe pse këto vende po i mbyllin kufijtë e tyre.

Në këtë sfond, po shtohen krizat politike si në ekonomitë e përparuara ashtu edhe në tregjet në zhvillim. Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA në vjeshtën e vitit 2022, mund të ofrojnë një shembull paraprak të krizës së madhe kushtetuese, që mund të pasojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

SHBA-ja po përjeton nivele thuajse të paprecedenta të polarizimit politik, ngërçeve institucionale dhe radikalizmit. Partitë populiste (të të djathtës ekstreme dhe të së majtës ekstreme) po forcohen në mbarë botën, madje edhe në rajone si Amerika Latine, ku populizmi ka një histori të errët.

Në Peru dhe Kili u zgjodhën këtë vit liderë të së majtës radikale, Brazili dhe Kolumbia mund të ndjekin këtë shembullin në vitin 2022. Ndërsa Argjentina dhe Venezuela do të mbeten në rrugën drejt rrënimit të tyre financiar.

Normalizimi i normave të interesit nga Rezerva Federale në SHBA, dhe banka të tjera të qendrore, mund të shkaktojë goditje të forta financiare në këto dhe tregje të tjera të brishta në zhvillim si Turqia dhe Libani, për të mos përmendur shumë vende në zhvillim me  borxhet që janë që tani problematike.

Ndërsa viti 2021 po i afrohet fundit, tregjet financiare “lundrojnë” në ujëra të trazuara. Aksionet e kompanive publike dhe private janë më të shtrenjta, çmimet e pasurive të paluajtshme janë shumë të larta në SHBA dhe në shumë ekonomi të tjera.

Norma e interesit për obligacionet e qeverive, mbeten shumë të ulëta, ndërsa diferenca me normën e kredive është rritur pjesërisht, për shkak të mbështetjes direkte dhe indirekte nga bankat qendrore. Për sa kohë që bankat qendrore zbatonin politika jo konvencionale, festa mund të vazhdonte.

Por “flluskat” mund të shfryhen në vitin 2022, kur të fillojë normalizimi i politikave monetare. Për më tepër, inflacioni, rritja më e ngadaltë ekonomike dhe rreziqet gjeopolitike dhe sistematike, mund të krijojnë kushtet për një korrigjim të tregut në vitin 2022. Sido që të ndodhë, investitorët ka të ngjarë të qëndrojnë në kufijtë e aseteve të tyre për pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm.

Shënim: Nouriel Roubini, profesor i ekonomisë në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Nju Jorkut. Ai ka punuar më herët në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Rezervën Federale të SHBA-së dhe Bankën Botërore./bota.al

Pas

Temperatura nën zero/ Moti merr kthesën e madhe, ja çfarë pritet ditët në vazhdim

Para

“U ngjita sepse…” Përse hipi te shkallët e PD? Protestuesi i Berishës bën deklaratën epike në polici

Para
“U ngjita sepse…” Përse hipi te shkallët e PD? Protestuesi i Berishës bën deklaratën epike në polici

“U ngjita sepse…” Përse hipi te shkallët e PD? Protestuesi i Berishës bën deklaratën epike në polici

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar