• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama për ‘Financial Times’: Në gurin e varrit, do doja epitafin; piktori më i mirë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rama për ‘Financial Times’: Në gurin e varrit, do doja epitafin; piktori më i mirë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën prestigjioze ‘Financial Times’ mbi strehimin e afganëve në Shqipëri, është pyetur edhe se cili do të preferonte të ishte epitafi mbi gurin e varrit të tij.

Rama ka theksuar se nëse do të kishte një epitaf në gurin e varrit të tij, ajo do të ishte; “piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”. ‘Financial Times’ veçon edhe zyrën e kryeministrit të mbuluar me stilolapsa, ku ai pikturon teksa dëgjon gazetarin i cili e pyet për strehimin e afganëve në Shqipëri por edhe për pasionin e tij për pikturën. Kur e pyes se si gjen kohë për të pikturuar duke drejtuar një vend, përsëri ngre një vetull. “Nuk gjej kohë”, thotë ai.





“Unë kurrë nuk pikturoj veçmas nga ajo që bëj çdo ditë, që është puna ime, në këtë tryezë. Kur jam në takime ndërkombëtare vizatoj duke qenë i vëmendshëm. Njerëzit ndonjëherë kanë përshtypjen se nuk po i dëgjoj, ose nuk më intereson ajo që thonë, gjë që nuk është e vërtetë. Njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve, kanë më shumë fokus në atë që diskutohet – dhe janë më pak të stresuar nga ajo që diskutohet”, shprehet Rama.

Strehimi i afganëve

Njeriu që mori vendimin për të pranuar afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë, e mbuluar me shkumësa dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një ish-pedagog i Akademisë së Arteve, i cili ka ekspozuar punën e tij edhe gjatë kohës si kryeministër.

Kur e pyes pse ai doli vullnetar në marrjen e afganëve në takimin e NATO-s disa muaj para rënies së Kabulit – kryeministri Rama duket paksa i acaruar për sugjerimin tim të nënkuptuar se ai bëri diçka të veçantë.

“Pse? Pse çfarë? Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë strehë njerëzve në përgjithësi. Bëhet fjalë për këtë popull të veçantë, popullin e Afganistanit, dhe jo të gjithë ata, por ata që u angazhuan në [ndërtimin] e një Afganistani më të mirë.”

Më saktësisht, thotë ai, në takimin e NATO-s duhej të bënin plane për afganët që do të konsideroheshin ‘tradhtarë’ nga talebanët. Kryeministri Rama thotë se shqiptarët e kanë përjetuar luftën.

“Ne kemi vuajtur vetë. Për ne lufta, arratisja nga regjimet vrastare, kanë qenë pjesë e jetës sonë, nuk është Netflix,” thotë ai, duke kujtuar luftën e Kosovës në vitin 1999, kur gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës u strehuan në Shqipëri.

Procesi i integrimit në BE

Rama u tërhoq nga karriera e tij në vitin 1999 për t’u rikthyer nga Parisi dhe për t’u bërë ministër i Kulturës që shënjon edhe hyrjen e tij në politikë. Tani është në mandatin e tij të tretë të qeverisjes si kryeminisrtër. Që nga fundi i viteve 1990, Shqipëria simbolizonte kaosin por tani ajo është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Në muajt e fundit Rama ka qenë i hapur duke i kërkuar rajonit t’i rezistojë propozimeve nga Rusia dhe Kina.

Ai beson në idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht vonesave të pafundme në procesin e anëtarësimit. “Ne kemi konsumuar të gjitha ‘historitë e dashurisë’ më parë dhe martesat,” thotë ai në një referencë të nënkuptuar ndaj aleancave të epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re.”

Pas

Kundërshtuan me forcë policët dhe bllokuan rrugën, tre të arrestuar në Lezhë

Para

Bilanci i OPERACIONEVE të javës! Arrestohen mbi 100 persona, VEPRAT penale

Para
(Emrat) Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje tek Unaza e Re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Bilanci i OPERACIONEVE të javës! Arrestohen mbi 100 persona, VEPRAT penale

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar