• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk i lidhën as një llambë” Punonjësit e OSHEE i prenë dritat, 67-vjeçarja gjendet e ngrirë nga i ftohti pas 3 ditësh

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk i lidhën as një llambë” Punonjësit e OSHEE i prenë dritat, 67-vjeçarja gjendet e ngrirë nga i ftohti pas 3 ditësh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjendet e ngrirë në banesën e saj një 67-vjeçare 3 ditë pasi kishte ndërruar jetë nga i ftohti.

Kanë qenë familjarët ata që e gjetën viktimën.

Ajo është identifikuar si Liljana Sema dhe jetonte në kushte të mjerueshme në fshatin Ferras të Fierit.

Sipas akuzave të familjarëve, edhe pse ajo kishte paguar dritat deri në muajin dhjetor punonjësit e OSHEE i kishin prerë dritat dhe kishin refuzuar që t’i lidhnin një llambë për ndriçim.

I vëllai 67-vjeçares tha se ishte pikërisht ai që kishte gjetur të motrën pa shenja jete në banesë. Ai tregoi se e Liljana Sema jetonte e vetme dhe pa përkrahje nga shtetit.

“Jam i vëllai Liljanës, e gjetëm të ngrirë nga i ftohti. I kishin hequr dritat të OSHEE. Nuk kishte lekë të paguante. Këtu jetojnë biznesmenë dhe nuk paguajnë, kurse motrës sime i shkëputën dritat. Unë e gjeta të ngrirë, doktori tha ka ngrirë nga i ftohti. Kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. Nuk i ndihmonte njeri, i ka marrë dhe tokën autostrada. Jetonte vetëm, pa përkrahje”, tha ai.

Ndërkohë i biri u shpreh se i kishte blerë nënës së tij një rezistencë për ditëlindje në nëntor, por e kishte përdorur vetëm një javë pasi i kishin prerë dritat.

“Më mori kushëriri në telefon, më tha ka vdekur mamaja. Kur erdha e gjeta ashtu siç e gjeti daja. Para 10 ditësh isha këtu, bëra sherr me ata të dritave, ti lidhnin të paktën një llambë. Kishte 3 ditë që kishte vdekur. Kishte pension 70 mijë lekë e mblidhte kanaçe. Unë e ndihmoja mesa kisha mundësi, se marr një rrogë të ulët si roje objekti. Me ato lekë s’na dilte as rruga dhe as ardhja deri këtu. I merrja ilaçet 60 mijë lekë, vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, ata thonë s’i ka paguar. Unë kam librezën e faturat, edhe një rezistencë që kishte nuk e vendoste dot. Ia bleva për ditëlindje rezistencën, por 1 javë e përdori”, rrëfeu i riu.

Ndërsa motra e viktimës tha mes lotësh se 67-vjeçarja: “Ka qenë sëmurë gjithë jetën. Motra ime mblidhte kanaçe nëpër rrugë. Vinim si motra ta ndihmonin, por sado. Ndërroi jetë në atë kasollen atje, aty dha shpirt motra ime. Vdiq nga i ftohti, çfarë binte jashtë, hynte brenda. Se ndihmonim dot”.

Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko deklaroi se prej 1 viti kontrata e energjisë elektrike në banesën ku jetonte Liljana Sema është ndërprerë nga vetë ajo. Ndërsa objekti është raportuar i mbyllur dhe se atu nuk jetonte njeri, pasi sa herë që punonjësi i OSHEE ka shkuar në banesë s’ka gjetur njeri.

Fasko shtoi se nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga ana e familjarëve të viktimës për lidhjen e energjisë elektrike.

“Kontrata që furnizonte objektin ku jetonte zonja, është debitore për një periudhë të gjatë. Ka lidhur aktmarrëveshje në 2018 dhe e ka ndërprerë. Ka mbi 1 vit e ndërprerë kontrata e energjisë elektrike. Nga ana e punonjësit të OSHEE, që bën leximin e sistemit të matjes është raportuar i mbyllur dhe nuk banon njeri, pasi objekti ka qenë i mbyllur ku ai ka shkuar atje për rileximin e sahatit. S’kemi asnjë kërkesë nga familjarët për lidhje të energjisë në këtë periudhë.

Pas

Edhe në vitin 2021/ Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në Europë

Para

U arrestua për t ritolin te Duka/ Zbardhet çfarë ka në dorë 34-vjeçari, ja dyshimet që e fundosin

Para
U arrestua për t ritolin te Duka/ Zbardhet çfarë ka në dorë 34-vjeçari, ja dyshimet që e fundosin

U arrestua për t ritolin te Duka/ Zbardhet çfarë ka në dorë 34-vjeçari, ja dyshimet që e fundosin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar