Pas sekuestrimit të një sasie prej 119 kg drogë në Vaqarr të Tiranës një ditë para ndërrimit të viteve, gazetarja Anila Hoxha ka bërë një reagim të fortë.
Për këtë ngjarje kanë rënë në pranga tre persona, administratori i kompanisë së bananeve “Bana King” dhe dy shoferët e kompanisë.
REAGIMI I PLOTE
Alo policia hajde na ndihmo te shkarkojme 20 tone banane?
Sekuestrimi i 119 kilograme kokaine qe solli arrestimin e tyre personave midis tyre shoferi dhe te punesuar ne kompanine Zico ka aq shume perplasje faktesh saqe te bind se gjithecka lidhet me trafikun e droges ndodh ne nje mjedis te kompromentuar, me nje njesi antidroge qe duket se eshte krejt jashte aktualitetit. Ose trafikantet pertonin te shkarkonin 20 tone me banane dhe ndaj telefonuan policine e cila pasi autorizoi punetoret e ngarkim shkarkimit degjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe perveshi menget e kqyri 100 arka.
Ata e telefonuan policine qe te shkonte ne Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje te cuditshme nderkohe dhe policia nuk ishte kurrkund. Ose serisht trafikantet mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u keshilluan me bossin e firmes shtetasin T.M, qe jeton ne USA vendosën të ishin “policë”.
Po te besosh dosjen , tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtare policie duke i treguar se me ngarkesen e bananeve kishte verejtur disa parregullsi. Pa ironi per te qene te sakte, ne daten 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit te shitjeve M.M ne burg , menjehere sapo kamioni me 20 tone banane doli nga porti ne afersi te nje pike karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bene shenje ca njerez te maskuar qe te ndalonte..
‘Ata ishin 4 veta – thote shoferi , ishin me bluza dhe kapuce , dhe pastaj i kane thene : jemi shteti , hape krahun. Mbasi e kercenuan “mbylle gojen se do te zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesen fundore te kontenierit, kane qendruar aty rreth 30 minuta dhe kane kontrolluar.
Shoferi ka vijuar udhetimin me avari te tjera mbasi zbriten “pasagjeret”e cuditshem si dëmtimi i gomës. Nje dite me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije per pe cfare i ndodhi madje duke i rrefyer edhe se si pati probleme me gomat. Ne kete date punetoret ndalohen qe te nderpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtaret e policise ajo mberriti nje dite me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat. ‘Punonjesit e policise- thuhet ne dosje- duke parë verejten se poshte 7 arkave ishin disa pako drejtkendeshe qe u kuptua qe ishte droge”.
Me pak fjale kjo eshte historia e zbulimit te 119 kilograme me kokaine te derguar serisht nga Ekuadori, qe edhe ne filmin me te dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi. Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar. Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati.
Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat. Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër.
Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve . Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen? Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve? Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te narkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si policia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantet vijojne te paprekur.