• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Mund të infektohen të gjitha moshat” Çfarë është Flurona? OBSH jep informacionin e detajuar

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
“Mund të infektohen të gjitha moshat” Çfarë është Flurona? OBSH jep informacionin e detajuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aktualisht në botë po përdoret termi Flurona, i cili përshkruan gjendjen e pacientit që është infektuar njëkohësisht me C OVID19 dhe me grip stinor.

Sipas asaj që thuhet deri më tani, Flurona nuk është ndonjë variant i ri i koronavirusit, por as sëmundje e veçantë.





Pavarësisht se fjala është e re, infektimi dhe me grip dhe me C OVID19 nuk është i ri.

Rastet e para me Flurona janë zbuluar në vende të ndryshme të botës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Brazilin, Filipinet dhe Hungarinë.

Ëashingtion Post raporton se përderisa shumë vende ndjekin rastet e koronavirusit dhe gripit, duket se ka pak të dhëna se sa njerëz i kanë këto dy viruse në të njëjtën kohë.

Derisa çdo ditë e më shumë po shfaqen raste të reja të infeksionit të dyfishtë, ekspertët e shëndetit dhe mjekët theksojnë se vaksinat kundër koronavirusit dhe gripit mbeten mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infeksionet e rënda.

Çfarë dihet për rastet me Flurona?
Rasti i parë i gjurmuar në Izrael i një personi të infektuar me COVID-19 dhe me grip stinor në të njëjtën kohë u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi të martën më 4 janar 2022, duke ngritur shumë pikëpyetje se si dy viruset mund të ndikojnë te dikush që është i infektuar me të dy viruset në të njëjtën kohë.

Pacientja, një grua shtatzënë e pavaksinuar rreth 30 vjeçe, u lirua të enjten më 5 janar “në gjendje të mirë të përgjithshme”, tha në një deklaratë spitali Beilinson në Petah Tikva, raporton CNN.

“Kjo është nëna e parë që u diagnostikua me grip dhe koronavirus në Beilinson. Ne e trajtuam atë me një kombinim ilaçesh që synon, si koronën, ashtu edhe gripin,” tha në deklaratë Arnon Ëiznitzer, drejtor i Departamentit për Gratë në Beilinson.

Shpërndarja e gripit në dy vitet e kaluara, sipas ekspertëve, është frenuar për shkak se shumë qeveri në botë kishin vendosur masa kufizuese në luftën e tyre ndaj COVID-19.

Shpjegimi i OBSH-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë – (OBSH) thotë se të dy viruset, si koronavirusi ashtu edhe gripi stinor, mund të kenë simptoma të njëjta dhe mund të jenë fatale për njerëzit.

“Të dy viruset ndajnë simptoma të ngjashme, duke përfshirë kollën, rrjedhje hundësh, dhimbje të fytit, ethe, dhimbje koke dhe lodhje. Njerëzit mund të kenë nivele të ndryshme të sëmundjes si me COVID-19, ashtu edhe me grip. Disa mund të mos kenë simptoma, mund të kenë simptoma të lehta ose sëmundje të rënda. Si gripi, ashtu edhe COVID-19 mund të jenë fatale”, thotë OBSH-ja.

Sa i përket shpërndarjes, OBSH-ja thotë se të dyja viruset, si COVID-19, ashtu edhe gripi, përhapen thuajse në mënyrë të njëjtë, kur një person i infektuar kollitet, teshtin, flet, këndon ose merr frymë.

Spërkalat e personit të infektuar, sipas OBSH-së, mund përfundojnë në sytë, hundën ose gojën e njerëzve që janë afër, zakonisht brenda një metri nga personi i infektuar, por ndonjëherë edhe më larg.

Njerëzit, gjithashtu, mund të infektohen me COVID-19 dhe me grip duke prekur sipërfaqe të kontaminuara, më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën pa i pastruar duart.

Sipas OBSH-së, të gjitha moshat mund të infektohen me virusin COVID-19 dhe virusin e gripit stinor, por më të rrezikuarit janë të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, njerëzit me kushte imunosupresive si HIV/AIDS, pacientët që marrin kimioterapi ose steroide, ose ata që vuajnë nga sëmundjet malinje.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor thuhet se janë në rrezik të lartë për t’u infektuar nga COVID-19 dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar nga gripi stinor.

Ndërkohë që shtatzënat dhe ato që kanë lindur kohët e fundit janë në rrezik të lartë për të përjetuar grip të rëndë dhe COVID-19 të rëndë.

Pas

“Akoma s’po ma rrok dot imagjinata” Spiropali nxjerr SMS-në që Basha u ka dërguar demokratëve për Berishën

Para

E rëndë në Angli/ Disa orë pas ndërrimit të viteve, ekzekutohet i riu shqiptar

Para
E rëndë në Angli/ Disa orë pas ndërrimit të viteve, ekzekutohet i riu shqiptar

E rëndë në Angli/ Disa orë pas ndërrimit të viteve, ekzekutohet i riu shqiptar

Të Gjitha

“Tokat e xanuna” në Tiranë, Rama paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

“Tokat e xanuna” në Tiranë, Rama paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

nga Fast News
07:30 | 06/07/2025
0

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Recent News

“Tokat e xanuna” në Tiranë, Rama paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

“Tokat e xanuna” në Tiranë, Rama paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

07:30 | 06/07/2025
U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar