• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Merrte makina me qira dhe i kthente në pjesë këmbimi, e pëson i riu në Berat

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Si në filma! Berat/ Flakin lëndën narkotike dhe tentojnë të nxjerrin “jashtë loje” makinën e policisë, por gjithçka shkon keq
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia e Beratit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për mashtrim.

Endri Koraqe mësohet se merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi apo i braktiste në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij, u gjet dhe një armë zjarri pistoletë, e cila i përkiste pikërisht 30-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Çlirim” policia gjeti të fshehur po ashtu edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të saj.

Armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më herët.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Berat/Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo me lëndë narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Osumi”.

I shpallur në kërkim për mashtrim, nga 4 Drejtori Vendore të Policisë, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari, i cili posedonte dhe një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, gjetën të fshehur edhe një armë zjarri kallashnikov. Punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të saj.

Të dy armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, pas informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili posedonte dhe armë zjarri, u organizua dhe finalizua operacioni “Osumi”, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Operacionale të DVP Berat dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit:

E. K., 30 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë.

Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në Kuçovë, një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Çlirim”, gjetën të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të kallashnikovit.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Pas

Vizita e Erdogan në datën e vdekjes së Skënderbeut, ironizon politikani: Sot është edhe dita e picës

Para

Çfarë po ndodh në Vlorë? Plagosje me th ikë, një i arrestuar

Para
Tentoi të shtypë dy adoleshentët me mjetin super luksoz, shpallet në kërkim i riu

Çfarë po ndodh në Vlorë? Plagosje me th ikë, një i arrestuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar