Pas 3 orësh në Komisariat është liruar gazetari Bledar Marku.
Gazetari i Syri Tv, u shoqërua në Komisariat pasi protestoi diën e sotme kundër shembjeve të parashikuara në zonën e “5 majit” dhe në Laprakë.
Pas lirimit, ai tha për mediat:“Shoqërimi është i pavlerë. Kërkojnë që të na demotivojnë, ka unitet. Kërkojnë të na intimidojnë. Nuk është asnjë një shoqërim, protesta duhet që të vazhdojë”.