Tre të rinj u arrestuan këtë të diel në Lezhë për kundërshtim të forcave të policisë.
35-vjeçari me iniciale A. N., 28-vjeçari me iniciale A.F. dhe 35-vjeçari me iniciale A. N. pasi kanë marrë gjobë për ndalimin e mjetit në rrugë, kanë refuzuar ta lëvizin atë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
Policia njofton se ata kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e policisë dhe mjetet e tjera.
Të dyshuarit do të hetohen nga Prokuroria e Lezhës.