• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Jetëgjatësia e shqiptarëve në 70 vjet u rrit me 42%, pandemia e ktheu në rënie

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Jetëgjatësia e shqiptarëve në 70 vjet u rrit me 42%, pandemia e ktheu në rënie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.

Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite me një rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.





Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite.Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Në vitin e parë të tranzicionit jetëgjatësia në vend ishte 75.4 vite dhe në vitin 2020 llogaritet në 77.3 vite me një përmirësim me rritje rreth dy vite.

 

 

Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri ishte 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.

Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve.

Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor.

Në 1 Janar 2021 popullsia e Shqipërisë rezulton 2,83 milionë banorë dhe krahasuar me vitin 2011 është ulur me 2,7 %. Prirja në rënie vazhdon të jetë e pranishme nga vitet e mëparshme. Ky mund të jetë problem sepse mund të ndikojë në rritjen ekonomike, e cila varet nga niveli i konsumit apo investimet. Nëse popullsia zvogëlohet, atëherë do të ketë më pak kërkesa për konsum dhe investime që mund të reflektohen si një rënie ekonomike.

Gjatë periudhës 2011-2020, numri i lindjeve në vit është ulur ndjeshëm, nga rreth 34 mijë në 2011, në rreth 28 mijë në 2020, ndërsa numri i vdekjeve në vit ka mbetur midis 20 mijë dhe 22 mijë për periudhën 2011-2019, por ka shënuar rritje në rreth 28 mijë vdekje në 2020 i ndikuar nga efektet e pandemisë Covid-19.

Gjithashtu indeksi sintetik i fekonditetit ka rënë nga viti 2011 kur ishte 1,65 fëmijë për grua, në 1,34 në vitin 2020.

Rënia e lindshmërisë reflektohet në numrin e popullsisë në dekadat e ardhshme dhe të ketë ndikim, jo vetëm në uljen e popullsisë, por më shumë në efektet që rrjedhin nga ato faktorë, të cilët mund të jenë socialë ose ekonomikë, siç është ulja e fuqisë blerëse, rritja e normës së varësisë moshore, duke vënë në rrezik skemën e pensioneve, etj./monitor/

90

Pas

Presidenti turk sot Laç! Banorët për apartamentet: Erdogan zemërmirë, këto nuk i ka as Tirana

Para

Çuditen turqit/ Zbulojnë detajin që nuk e dinin në takimin mes Ramës dhe Erdoganit

Para
Çuditen turqit/ Zbulojnë detajin që nuk e dinin në takimin mes Ramës dhe Erdoganit

Çuditen turqit/ Zbulojnë detajin që nuk e dinin në takimin mes Ramës dhe Erdoganit

Të Gjitha

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

nga Fast News
12:05 | 21/07/2025
0

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

nga Fast News
09:57 | 21/07/2025
0

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

nga Fast News
09:44 | 21/07/2025
0

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

nga Fast News
09:31 | 21/07/2025
0

Recent News

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

12:05 | 21/07/2025
Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

09:57 | 21/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar