• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha e përjashtoi përjetë nga Partia Demokratike, Berisha bën postimin ‘injorues’

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Basha e përjashtoi përjetë nga Partia Demokratike, Berisha bën postimin ‘injorues’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të injorojë vendimin e Kryesisë së kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi përjashtimin e tij përjetë nga Partia Demokratike, pas protestës së datës 8 Janar, në të cilën nuk munguan përplasjet e dhunshme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha është ndalur edhe njëherë te protesta e ditës së shtunë, ku sipas tij nga brenda selisë është qëlluar me gurë në drejtim të protestuesve. Berisha thotë se persona të paguar nga Basha, kanë thyer nga brenda xhamat e selisë, në mënyrë që ato të binin mbi protestuesit, sipas tij paqësor.

Postimi i Berishës:

Pamje te papara! Akte vrastare te mercenareve vraseses, trafikantet e pengmarres te Lul Kimikut. Ata thyejne xhamat dhe i hedhin mbi kokat e protestuesve paqesor! sb

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një mbledhje që zgjati pak më shumë se 8 orë, kryesia e PD-së e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga PD, së bashku me 7 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, dhe pezullimin e 19 të tjerëve. Pretendimi i kësaj vendimmarrje ishin aktet e dhunshme në protestën e datës 8 Janar, përpara selisë së PD-së.

Burimet saktësojnë se mbledhja e nisur pasditen e djeshme (e hënë) rreth orës 18:30 ka përfunduar vetëm rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve të Fax News anëtarët e komisionit të rithemelimit që janë përjashtuar janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj, Genc Pollo, Genc Deromemaj, Eno Bozdo, Ervin Minallori, Rigers Muçollari dhe Bledi Himçi.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD-së u zhvillua nën masa ”të rrepta”, ku Lulzim Basha iu kërkoi të gjithë të pranishmëve që të hiqnin telefonat në mënyrë që të mos kishte rrjedhje jashtë të informacioneve.

Derimë tani precedenti ka treguar se Lulzim Basha ka shumicën e votave në Këshillin Kombëtar.

Në reagimet e deritanishme, të disa prej të përjashtuarve të pezulluarve, thuhet qartë se vendimi i Kryesisë së Lulzim Bashës nuk do të njihet.

Kuvendi i thirrur nga Berisha në 11 Dhjetor, pretendon se e ka shkarkuar këtë kryesi, dhe ka ndryshuar statutin e partisë.

Pas

“S’kemi ardhur të dëgjojmë ty”, Artan Hoxha nxehet keq me Mark Markun, hedh shkopin 

Para

Irritohet emigranti/ I vunë mbi 1 mijë euro gjobë për 8 kg djathë në kufi

Para
Irritohet emigranti/ I vunë mbi 1 mijë euro gjobë për 8 kg djathë në kufi

Irritohet emigranti/ I vunë mbi 1 mijë euro gjobë për 8 kg djathë në kufi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar