NGA AKADEMIKU, PROF. ANASTAS ANGJELI
Një debat i viteve të fun dit, e për më tepër pas krizës së viteve 2008-2013 e më pas e në veçanti tashmë gjatë krizës ekonomike shkaktuar nga pandemia e Covid-19, që ka përfshirë mendimin ekonomik, atë social e më gjerë, është ai për “konceptin e zhvillimit ekonomik”. Në këtë debat janë përfshirë çështje të rëndësishme si: A është vetëm rritja ekonomike (GDP) i vetmi tregues që mat nivelin e zhvillimit të një vendi?
Sa transmetohet rritja ekonomike në zënien me punë? Si ndikon rritja ekonomike në shëndetin e anëtarëve të shoqërisë, arsimimin e tyre, jetëgjatësinë, të drejtat dhe liritë politike e ekonomike, zhvillimin kulturor dhe intelektual? Në fund të fundit si kjo rritje ekonomike ndikon ne mirëqenien dhe lumturinë njerëzore? Kur më shumë se 10 vjet më parë, nobelisti i ekonomisë, Stiglitz, hodhi idenë se vetëm treguesi i rritjes ekonomike ishte pamjaftueshëm për të matur nivelin e zhvillimit të një vendi dhe duhej tejkaluar ky gjykim, dukej se do të ishte e largët dita për ta realizuar atë. Por…
MËSIMET EKONOMIKE TË PANDEMISË Një nga mësimet e pandemisë është se ajo nxori në pah edhe një herë faktin se “koncepti i zhvillimit ekonomik” është shumë më dimensional dhe shkon përtej treguesve të rritjes së PBB-së dhe shpërndarjes së të ardhurave. Në fakt, tashmë, gjithmonë e me shumë, ekonomistët, sociologët, psikologët, antropologët socialë dhe shumë të tjerë janë në mbështetje të kësaj ideje.. Edhe pse të bazuarit vetëm në aspektet ekonomike, në rritjen e të ardhurave dhe PBB-së, e bën më të lehtë analizën e zhvillimit dhe krahasimin ndërmjet shteteve, sot me tendencat e reja shoqërore kjo nuk përfaqëson një analizë të plotë siç bëhej vite më parë në modelin ekonomik të Lewis. Njëhershmi, nuk mund të portretizosh rritjen e PBB-së si të lidhur vetëm me normën e kursimit dhe me marrëdhënien ndërmjet kapitalit dhe prodhimit, të analizuara gjatë në modelin ekonomik HarrodDomar. Gjithashtu, të gjitha teoritë e zhvillimit, si një seri fazash, nëpër të cilat duhet të kalojë çdo vend, siç tregohet nga Rostow në modelin e tij, është kufizuese. Miratimi i këtyre modeleve si pikë referimi mund të jetë i mire në krahasimin e zhvillimit ekonomik ndërmjet shteteve, nëse duam të shikoni vetëm rritjen ekonomike, por jo nëse synojmë të kuptojmë realisht zhvillimin e njerëzimit. Sipas analizave, raporteve dhe konkluzioneve e objektivave të OKB-së, zhvillimi mund të kuptohet si proces që synon përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e aftësive dhe mundësive të njerëzve për të bërë zgjedhjet që kanë nevojë. Kjo qasje ka ndryshuar objektivat ekzistenciale, duke u përqendruar në këto drejtime:
- Ushqyerja, ku nënkuptojmë aftësinë për të përballuar dhe garantuar të drejtat themelore të njerëzve, duke përfshirë të drejtat që lidhen me ushqimin, strehimin, shëndetin dhe sigurinë.
- Vetëvlerësimi, që synon të grupojë së bashku koncepte si ato të identitetit, dinjitetit, respektit për veten, dashurisë dhe mbi të gjitha “ndjenjës së të konsideruarit të veçantë” që kërkojnë të gjithë njerëzit, në të gjitha shoqëritë. Sipas kësaj qasjeje, sipas Sen-it, është e nevojshme të fokusohemi tek individët dhe të veprohet në standardet e jetesës së njerëzve, duke i rritur ato për të gjithë. Duhet të përmirësojmë sistemin arsimor, t’u kushtojmë më shumë vëmendje vlerave kulturore dhe vlerave njerëzore në përgjithësi, t’i përgjigjemi së drejtës për punë që kuptohet si disponueshmëria e punës dhe e të ardhurave të mira. Duke vepruar kështu, është e mundur të rritet vetëvlerësimi individual e kombëtar, dhe në të njëjtën kohë të kontribuohet në përmirësimin e nivelit të mirëqenies materiale dhe jomateriale.
- Së fundi, koncepti i “lirimit nga skllavëria”, që për shumë sociologë nënkupton lirinë për të bërë zgjedhje, duke qenë i lirë nga injoranca, mjerimi dhe presionet që rrjedhin nga marrëdhëniet në të cilat jemi përfshirë. Qëllimi duhet të jetë zgjerimi i gamës së zgjedhjeve të mundshme, si për individët, ashtu edhe për kombet, jo vetëm në sferën ekonomike apo politike, por edhe në atë sociale.
EKONOMIA E MIRËQENIES DHE EKONOMIA E LUMTURISË
Rritja aktuale ekonomike duket se bie ndesh me pikëpamjet e “mirëqenies dhe lumturisë shoqërore” dhe kjo bën që gjithnjë e më shumë në literaturë ekonomike të flitet për një krizë mirëqenieje dhe, rrjedhimisht, për një krizë shoqërore. Ka matje dhe për pasojë dhe tregues të ndryshme të mirëqenies, ku hyjnë dhe koncepte të tilla si: mundësia për përhapjen e sëmundjeve, vetëvrasjet, alkoolizmin, abuzimin me drogë etj. Masat subjektive të mirëqenies që mundohen qeveritë të marrin në kushtet e buxheteve shtetërore, nga ana tjetër, përpiqen të hetojnë nivelin real të kënaqësisë dhe lumturisë së individëve vetëm në aspektin e nevojave bazike të tyre. Ato përmblidhen në mirëqenien materiale dhe rrallëherë janë produkte të studimeve për mirëqenien shpirtërore.
Brenda ekonomisë së lumturisë, paradoksi i Easterlin thotë se të ardhurat më të larta çojnë mesatarisht në një nivel më të lartë lumturie. Kjo ndodh edhe nëse funksioni i lumturisë është me tendenca në rënie, që evidenton faktin se lumturia mund të zvogëlohet për periudha kohe jo të vogla edhe me rritjen e të ardhurave. Për më tepër, duket se me rritjen e të ardhurave, përqindja e atyre që deklarohen të lumtur mbetet konstante për shumë kohë. Kjo, sepse duhet mbajtur parasysh pabarazia ekzistuese brenda shoqërisë dhe ideja e të mirave që garantojnë të ashtuquajturin pozicionim social. Këto të fundit janë ato të mira materiale, për të cilat vlen pozicioni relativ ndaj të tjerëve, por për të cilat, nëse pika e referencës dhe krahasimi ndryshon, niveli i lumturisë mund të mos rritet, madje të ulet me rritjen e të ardhurave. Pra, në shumë raste ndryshimi i nivelit të lumturisë nuk lidhet me ndryshimin e PBB-së, ose në çdo rast është një marrëdhënie me koeficient funksional afër zeros.
Për lumturinë, në fakt, vlerat e marrëdhënieve, ndërveprimet shoqërore dhe niveli i kënaqësisë me jetën, janë shumë të rëndësishme, por shpesh të ardhurat më të larta janë rezultat i më shumë orëve të punës, gjë që çon në uljen e kohës së lirë. Ndryshimi cilësor i tregut të punës qëndron pikërisht në ndryshimin e raporteve ndërmjet kohës se punës dhe kohës së lirë. Është pikërisht koncepti i lumturisë që shtyn që tregu të ndryshojë këtë raport. Së fundi koncepti i “lumturisë ekonomike” në të gjitha studimet sidomos të këtij viti është i lidhur me të qenurit vetëm. Pavarësisht se kur je vetëm nuk ka kush të të braktisë, njerëzit vuajnë më shumë nga vetmia, nga izolimi, paqëndrueshmëria familjare etj. sesa nga uria.
Ky është një nga faktorët kryesorë që çon në uljen e nivelit të lumturisë. Prandaj shume specialistë të fushës kanë filluar të evidentojnë faktin se në bazë të këtij sistemi nuk duhet të jetë më synimi i rritjes së pakufizuar materiale, por ai duhet të jetë domosdoshmërisht dhe në mënyrë eksplicite synimi i një jete të qëndrueshme dhe të lumtur në harmoni me botën. Mbrojtja dhe rishpikja e të mirave të përbashkëta mund të jetë një strategji për të mbështetur të mirat dhe mirëqenien relacionale, drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm.
Nga këndvështrimi i zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe progresit në përgjithësi, zhvillimi mund të shihet si avancim dhe përmirësim i vazhdueshëm i të gjitha aspekteve të përvojave individuale dhe sociale. Vetëm kështu “ekonomia e lumturisë” nga një proces individual mund të shndërrohet në një fenomen social, që prek të gjithë dhe vlen për të gjithë.
TREGUESIT ALTERNATIVË TË MIRËQENIES EKONOMIKE
Rritja ekonomike, e vetme, sigurisht që nuk mund të kapë të gjitha dimensionet e progresit, kështu që ne nuk mund ta shohim PBB të vetmin tregues zhvillimit. Po aq problematik mbetet fakti se PBB nuk përfshin shumë faktorë që masin “Lumturinë Ekonomike”, sepse këta nuk janë lehtësisht të matshëm në terma ekonomikë. Për më tepër, duhet pasur parasysh gjithashtu fakti se PBB nuk shpreh se si të mirat materiale ndahen ndërmjet individëve të një shoqërie. PBB-ja për frymë nuk ofron as këtë lloj mase, sepse është thjesht një masë e përftuar nga pjesëtimi i PBB-së me popullsinë, në pjesë të barabarta që nuk janë realisht përfaqësuese.
Tashmë, të gjithë janë të bindur se nevojiten tregues alternativë, veç PBB, sidomos tashmë në kushtet e kërkesave pre një zhvillim të qëndrueshëm dhe ekologjik. Vitet e fundit janë zhvilluar një sërë treguesish që synojnë të përmirësojnë vlerësimin e mirëqenies së një shoqërie. Treguesit më në zë prej tyre sot është ndoshta HDI – Human Development Indicator, pranuar tashmë dhe si protokoll llogaritjeje nga shume vende të botës. Ekzistojnë gjithashtu indekse për nivelin ekologjik si “Indeksi i Gjelbër i Zhvillimit, ISEË” – “Indeksi i Mirëqenies së Qëndrueshme Ekonomike”, GPI – “Treguesi i Progresit i Vërtetë” ose i përkthyer fjalë për fjalë Treguesi i Progresit Authentik etj.
Një tregues, që INSTAT i Italisë, prej vitit 2010, ka futur ndër treguesit e matshëm të zhvillimit të qëndrueshëm, është indeksi BES (Benessere Equo e Sostenibile), e që mendoj se mund të fillojë të përllogaritet edhe ne Shqipëri duke ndërtuar programe të përbashkëta me Drejtorinë e Statistikave të Italisë, si edhe për shumë tregues të tjerë. Ky tregues ka 130 indikatorë në rang nacional që përmbledhin 12 dimensione të ndryshme (fusha). Këto janë: shëndeti, edukimi dhe trajnimi, puna dhe raporti i kohës së saj me kohën e lirë, mirëqenia ekonomike, marrëdhëniet shoqërore, politika e institucioneve publike, siguria, mirëqenia subjektive, peizazhi dhe trashëgimia kulturore, mjedisi, hulumtimi, inovacioni dhe cilësia e shërbimeve.
Kombinimi i indikatorëve sipas fushave përkatëse dhe metodikat për çdo indikator e kanë bërë këtë tregues shumë të rëndësishëm jo vetëm për vlerësimin e situatës korrente të mirëqenies së popullsisë, por edhe një mjet të rëndësishëm për të ndërtuar politika sociale në mbështetje të shtresave të caktuara të popullsisë. Nëse do të shohim të dhënat e këtij indeksi për disa nga vendet kryesore të Europës mund të themi se në vendin e parë gjendet ne mënyrë konstante Norvegjia, e ndjekur nga Irlanda, që në krahasim me një vit më parë është rritur me 7 nivele dhe në vendin e tretë po konstante Zvicra. Të bën përshtypje fakti që në vitin 2020, pra, në kulmin e pandemisë, Gjermania gjendet në vendin e gjashtë, duke humbur 3 nivele, Danimarka në vendin e dhjetë, duke humbur 6 nivele dhe Anglia në vendin e trembëdhjetë1 .
Nëse shohim PBB të këtyre vendeve do të shohim klasifikime komplet të tjera, që dallimet ekonomike janë shume të mëdha. PËRFUNDIM: “Nëse dikush (ekspert, shtetar apo politikan) mendon se vetëm një tregues duhet të përcaktojë një fenomen, atëherë analiza ekonomike “do të jetë e thatë”, “e pashpirt” dhe mbi të gjitha “jonjerëzore”. Le të fillojmë të mendojmë për shoqërinë jo vetëm thjesht ekonomikisht sepse atëherë do të kuptojmë se ajo është edhe më e bukur. Në këto kushte të gjithë do të interesohemi më shumë që të masim lumturinë tonë dhe mbi të gjitha “lumturinë ekonomike të shoqërisë”.© Panorama.al