• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet konsumi i shqiptarëve/ Shpenzimet më të mëdha i morën ilaçet e pande misë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Rritet konsumi i shqiptarëve/ Shpenzimet më të mëdha i morën ilaçet e pande misë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumi final i popullatës u normalizua në tremujorin e tretë të vitit 2021 duke qëndruar në mesataren e dy viteve të fundit të para krizës (2018-2019).

Sipas të dhënave të INSTAT konsumi final i popullatës në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 3.33 % në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020, ku konsumi kishte pësuar rënie me -3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë Covid-19.

Të dhënat të tjera të INSTAT që u morën nga ecuria e tregtisë me pakicë tregojnë se, rritja e konsumit në këtë tremujor u udhëhoq nga shpenzimet për produkte farmaceutike.

Pas produkteve farmaceutike, me rritjen më të lartë të shitjeve rezultojnë artikujt industriale në njësi të specializuara tregtare, që përfaqësojnë kryesisht materialet të ndërtimit. Shitjet në këto produkte u rriten me 16% në krahasim me 3-mujorin e tretë 2019, ndërsa në raport me vitin 2020 ato u rriten vetëm me 0.8%.

Grupi i tretë më rritjen më të latë të shitjeve ishin mobilet dhe elektroshtëpiakët. Në tremujorin e tretë 2021 shitjet në këto artikuj u rritën me 11.2 për qind në krahasim me periudhën e para-krizës dhe me 2.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe te vitit 2020.

Në raport me parakrizën pati rënie të shitjeve vetëm në produktet kompjuterike me rreth 2 %. Kjo rënie erdhi pas mbingopjes që pati tregu nga shitjet e mëdha gjatë periudhës së karantinës tremujorin e dytë të vitit 2020.

Tregtia me pakicë u ndikua ndjeshëm nga zhvillimet pandemike të cilat riorientuan konsumin në disa artikuj, kryesisht ushqime, produkte farmaceutike. Periudha e karantinës dhe qëndrimi në shtëpi nxiti ndjeshëm rikonstruksionet dhe blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Me heqjen e masave kufizuese shitjet u kthyen në normalitet për të gjitha produktet, por për produktet farmaceutike kërkesa mbeti i lartë pasi përhapja e pandemisë vazhdon.

Vitet e fundit konsumi final i popullatës po ndikohet negativisht edhe nga faktori demografik. Çdo vit emigrojnë nga vendi mijëra persona, mungesa e të cilëve reflektohet menjëherë ne tregti dhe konsum. Vit pas viti qindra njësi të tregtisë me pakicë në qarqet e vendit mbyllen për shkak të pakësimit të banorëve.

Rënia e konsumit rrezikon më së shumti bizneset në sektorin e tregtisë. Ky sektor ka ardhur në tkurrje vitet e fundit. Përgjatë dekadës pesha e tregtisë në prodhimin e Brendshëm Bruto ka rënë me 1 pikë përqindje.

Përgjatë vitit të fundit konsumi i popullatës ka ndryshuar sjellje duke u përshtatur me situatën. Gjate periudhës së pandemisë, blerjet janë përnderuar tek ushqimet, shërbimet shëndetësore dhe medikamentet dhe pajisje teknologjike që siguronin punën dhe komunikimin në distancë.

Në tre dekadat e fundit konsumi ka qenë motori i rritjes ekonomikë në vend. Kalimi nga një ekonomi e centralizuar me cikël të mbyllur drejt ekonomisë së tregut e çoi modelin ekonomik të vendit nga prodhimi tek konsumi. Konsumi është ushqyer veç burimeve të brendshme nga remitancat./ Monitor

Pas

Njihuni me shqiptarin që do të luftojë kundër ushtrisë së Putin për të mbrojtur Ukrainën

Para

Vr itet me armë një 35-vjeçar në Peqin, policia nis krehjen e zonës për kapjen e autorit  

Para
Vendi i mbuluar me gjak, dalin pamjet ku u ekzekutua ndërtuesi Niko Goro, u qëllua me 6 plumba me kallashnikov

Vr itet me armë një 35-vjeçar në Peqin, policia nis krehjen e zonës për kapjen e autorit  

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

nga Fast News
07:30 | 12/11/2025
0

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

Buxheti 2026, rritet mbështetja për arsimin profesional, ja ku do të përdoren paratë

07:30 | 12/11/2025
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar