• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Përballja me Berishën, e paevitueshme”/ Basha: Nuk mund të ndaloj dikë të vetëpërjashtohet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Përballja me Berishën, e paevitueshme”/ Basha: Nuk mund të ndaloj dikë të vetëpërjashtohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar të paevitueshme atë që po ndodh sot në kampin blu. I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e gazetarit Sokol Balla, në emisionin ‘Real Story’ në News24, Basha tha se interesat e tij janë ato të demokratëve kundrejt atyre personale të Berishës.

“Ndihem më shumë përgjegjës për fatet e PD-së, demokratëve dhe për fatet e shqiptarëve. Ndërsa ajo që ju e quani përballje me Berishën është e paevitueshme. E rëndësishme është që nga kjo përballje secili ti dije motivet e palëve. Interesat e mia janë të demokratëve përballë interesave vetjake të Sali Berishës”- tha ai.

I pyetur nëse ishte i drejtë vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, Basha tha se ishte i pashmangshëm duke përmendur si arsye standardin e vendosur në PD dhe përgjegjësinë e kryetarit të partisë.

Ishte një detyrim, i pashmangshëm. Për dy arsye: Etike dhe politike. Arsyeja etike e cila duhej të dominonte është standardi i vendosur nga PD dhe nga unë me propozimin për vettingun e politikanëve kemi argumentuar se shpallja non grata është e mjaftueshme mbajtja e një posti. Përtej këtij standardi një arsye tjetër ka të bëjë me përgjegjësinë e kryetarit të partisë. Përgjegjësia e kryetarit është vendosja në prioritet e interesave të demokratëve”- tha ai.

Më tej duke komentuar takimet e nisura nga ish-kryeministri Berisha, Basha tha se po rikujton trashëgiminë e tij politike me sukseset dhe dritëhijet e tij. Sipas Bashës Berisha është vetëpërjashtuar pasi u ra me shkelm vlerat që mbajnë bashkë demokratët.

“Ajo që unë konstatoj është që vendimi është marrë me 9 shtator dhe pasa atij vendimi ka ndërmarrë një tur takimesh ka përdorur një ligjërim e cila për fat të keq rikujton pjesë të trashëgimisë së tij politike me dritëhijet e tij, me nje fjalor që mbart të njëjtat tipare të komunizmit, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ti. Ajo që ndodhi nga 9 shtatori është keqpërdorimi maksimal i demokratëve, manipulimi për interesa vetjake të një njeriu. Ai mund ta kishte ndërmarrë një tur se vendimi i tij non grata është i padrejtë, se respekton demokratët dhe nuk do u bëhet barrë grupit parlamentar të tij por nuk duhyej të manipulonte gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen demokratët sot për interesat e tij. Prej ditës time në parë në PD kam thënë se nuk jam i kulturës së përjashtimit, por nuk mund të ndaloj dikë të vetëpërjashtohet duke u rënë me shkelm vlerave që mbajnë bashkë demokratët”- tha ai./BW

Pas

Dasmë në Big Brother VIP! Donaldi dhe Beatriksa nuk përmbahen, puthje pasionante para të gjithëve

Para

Meta e zbulon për herë të parë: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e Detit me Greqinë

Para
“Djegia e mandateve vendimi më idiot”/ Meta: I kam thënë Bashës në 2019, lërini këto budallëqe!

Meta e zbulon për herë të parë: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e Detit me Greqinë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar