• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Pasaportat më të fuqishme në 2022, kryeson SHBA, Shqipëria në vendin e…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Pasaportat më të fuqishme në 2022, kryeson SHBA, Shqipëria në vendin e…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pasaporta amerikane është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2022. Global Citizen Solutions, një kompani konsulence mbi investimet për emigracionin bazuar në të dhënat ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave, duke përdorur një sistem të fuqishëm vlerësimi sasior për disa kritere dhe kategori. Indeksi ka përfshirë jo vetëm faktin se në sa vende ke akses falë pasaportës që posedon, por edhe mundësitë e investimeve dhe treguesit e cilësisë së jetesës në secilin shtet.

Vendi i parë

Me një total prej 96.4 pikësh, Shtetet e Bashkuara kanë përformuara më mirë në mundësinë e investimeve të reja, cilësinë e jetës dhe lëvizshmërinë e udhëtimeve.

Në studimin e përgjithshëm janë përfshirë tre indekse:

Indeksi i Investimeve (me një rëndësi 25%)

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 4-t. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 66,080 dollarësh dhe tatimin personal prej 37%, SHBA-ja është një opsion “më i favorshëm” për investitorët.

Indeksi i Lëvizshmërisë (50%) SHBA renditet në vendin e 10-të.

Një pasaportë amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 172 vende ose territore. Është vendi i tretë më i lartë që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian (BE), pas Singaporit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Indeksi i Cilësisë së Jetës (25%) Shtetet e Bashkuara në vendin e 23-të.

SHBA renditet lart në shumë aspekte që lidhen me cilësinë e përgjithshme të jetës, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm, lirinë, performancën mjedisore, pranimin e emigrantëve dhe lumturinë.

“Shtetet e Bashkuara u ofrojnë investitorëve një treg të zhvilluar dhe të larmishëm ekonomik, si dhe akses në tregun më të avancuar dhe fitimprurës të konsumit në botë,” tha Patricia Casaburi, Drejtore Menaxhuese e Global Citizen Solutions.

Në të kaluarën, renditja e pasaportave është fokusuar në numrin e vendeve në të cilat një pasaportë i jep akses poseduesit; megjithatë, faktorë të tjerë të rinj, si p.sh. perspektiva e hapjes së një biznesi në një vend tjetër, kanë sjellë një interes në rritje për përfitimet e marrjes së një pasaporte të dytë.

“Kjo është një nga arsyet kryesore pse SHBA u rendit e katërta në Indeksin e Investimeve është sepse vendi ofron shumë zgjidhje tërheqëse për viza për emigrantët që kërkojnë të investojnë në Amerikë, si programi EB5 Visa, për sipërmarrësit e huaj dhe programi E2 Visa (i mundëson një individi qëndrim në SHBA në bazë të një investimi që do të bëhet brenda territorit të SHBA-ve),” vazhdoi Casaburi.

Renditja e Shqipërisë

Shqipëria renditet në vendin e 89, nga 197 vende të marra në studim.

Nëse i marrim indekset e ndara në veçanti, sa i përket atij të lëvizshmërisë, poseduesit e pasaportës shqiptare kanë akses në 122 vende, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 93. E vlerësuar me 61.54 pikë.

Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 14.450 dollarë dhe me një tatim personal prej 23 për qind, Shqipëria renditet në vendit e 110 në Indeksin e Investimeve, me 43.1 pikë. Më shumë mundësi në dinamizmin e biznesit dhe më pak në aftësitë inovative.

Ndërsa në Indeksin e Cilësisë së Jetës, Shqipëria renditet në vendin e 52, e vlerësuar me 68.2 pikë, për indikatorë të tillë, si zhvillimi i qëndrueshëm, liria, kostoja e jetesës, lumturia, pranimi i emigrantëve, etj.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën në Indeksin Global të Pasaportave.

10 pasaportat kryesore të renditura në Indeksin Global të Pasaportave janë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjermania
Kanada
Holanda
Danimarka
Suedia
Mbretëria e Bashkuar
Finlanda
Norvegjia
Zelanda e Re.

Burimi: Forbes, Global Citizen Solutions/Monitor

Pas

“Varet sa afër jemi…”/ Donald Veshaj zbulon çfarë do të bëjë nëse Beatrix largohet nga shtëpia

Para

Në mëngjes apo në darkë?! Kur duhet të bëni dush për të rritur kreativitetin

Para
Në mëngjes apo në darkë?! Kur duhet të bëni dush për të rritur kreativitetin

Në mëngjes apo në darkë?! Kur duhet të bëni dush për të rritur kreativitetin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar