• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk ndalet Meta/ Pasi rrëzoi buxhetin, presidenti dekreton 4 ligje

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk ndalet Meta/ Pasi rrëzoi buxhetin, presidenti dekreton 4 ligje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi vendosi të rrëzojë ligjin e Buxhetit 2022, presidenti Ilir Meta dekretoi katër ligje të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, si dhe një disa ndryshime në marrëveshjen për furnizimin me vaksinën Pfizer.

“Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kreu i Shtetit thotë se krijimi i lehtësirave në procedurat e alokimit të dozave Pfizer, edhe kur ato janë të dhuruara nga shtetet e tjera, është një detyrim i organeve shtetërore, për të garantuar furnizim të pandërprerë të vaksinës kundër koronavirusit.

Një tjetër ligj i dekretuar nga Presidenti Meta është dhe ai i një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Sipas Metës, kjo marrëveshje shkon në funksion të lehtësimit të qarkullimit të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë.

NJOFTIMI I PLOTE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje katër ligje, si vijon:

  1. Ligj nr. 116/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.

Programi i Bashkëpunimit Maqedoni e Veriut – Shqipëri, që ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis të dyja vendeve, nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta, është vlerësuar si një mbështetje reale për nevojat e të dy vendeve.

  1. Ligj nr. 117/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
  2. Ligj nr. 118/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”.

Kjo marrëveshje dhe mbështetja e Qeverisë Italiane, është një ndihmesë e çmuar për realizimin e një rrjeti rrugor efikas kombëtar që të favorizojë shkëmbimet e udhëtarëve dhe të mallrave me vendet kufitare dhe me pjesën tjetër të Europës, si edhe në brendësi të Shqipërisë.

  1. Ligj nr. 119/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave””.
Pas

“Isha i pari që denoncova” U akuzua se po heq vëmendjen nga inceneratorët, Berisha del me një mesazh

Para

Do bëni dhurata për Krishtlindje? Ja si të zgjidhni sipas shenjës së horoskopit

Para
Do bëni dhurata për Krishtlindje? Ja si të zgjidhni sipas shenjës së horoskopit

Do bëni dhurata për Krishtlindje? Ja si të zgjidhni sipas shenjës së horoskopit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

nga Fast News
16:54 | 12/01/2026
0

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

nga Fast News
16:47 | 12/01/2026
0

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Recent News

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

16:54 | 12/01/2026
Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

16:47 | 12/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar