• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Muçostepa: Emergjente, njohja e certifikatave veterinare e fitosanitare dhe eliminimi i kontrolleve të dyfishta

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Muçostepa: Emergjente, njohja e certifikatave veterinare e fitosanitare dhe eliminimi i kontrolleve të dyfishta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepa, e cila moderoi forumin e bizneseve në takimin e fundit të përbashkët ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, tha se, bizneset e konsiderojnë emergjente njohjen e certifikatave veterinarie e fitosanitare dhe eliminimin e kontrolleve të dyfishta, uljen e kostove administrative dhe njësimin e procedurave administrative.

Ajo bëri të ditura propozimet e reja dhe njoftoi se u ngrit një sekretariat i posaçëm për zgjidhjen e tyre.

Zonja Muçostepa, ju moderuat në takimin e fundit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë forumin e biznesit. Pas gjithë këtyre takimeve, çfarë konsiderojnë bizneset si emergjencë për të përmirësuar në tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet shteteve?

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë shprehën vullnetin e mirë për të zgjeruar bashkëpunimin, por disa çështje teknike që pengojnë ende kërkojnë zgjidhje.

Ka rëndësi të veçantë që të realizohet njohja e certifikatave veterinare e fitosanitare, siç edhe i deklarua nga dy kryeministrat dhe të eliminohen kontrollet e dyfishta për produkte, skanimet e dyfishta, të ulen kostot administrative, të njehsohen procedurat administrative. Shumë e rëndësishme është marrëveshja që lehtëson lejet e qëndrimit dhe lejet e punës në mënyrë që të krijohet tregu i përbashkët i punës.

Disa nga këto problematika janë të hershme, cila është perspektiva e zgjidhjes?

E vlerësojmë ngritjen e Sekretariatit në mënyrë që marrëveshjet të mos ngelin në letër, por të marrin jetë. Do të jetë mirë që në këtë Sekretariat të jetë anëtar edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe industrisë së Shqipërisë, në mënyrë që përfaqësimi i interesave të sipërmarrjes shqiptare të mos mungojë. Është roli ynë të monitorojmë implementimin e çdo marrëveshje që ka lidhje me lehtësimin e tregtisë.

Mendoj që ky është një moment i mirë për të çuar gjërat përpara. Dy kryeministrat treguan vullnet të mirë për t’i çuar gjërat përpara me rezultate konkrete. Janë analizuar në këtë periudhë të gjitha marrëveshjet që të jetësohen, u ngrit një Sekretariat dhe është hera e parë që një tryezë me bizneset nga të dyja vendet të bëhet pjesë e axhendës së mbledhjes së dy qeverive. E shoh pozitive dialogun mes qeverive dhe biznesit dhe nismën e re që në çdo takim të dy qeverive të organizohet edhe një bashkëbisedim me bizneset.

Vetëm komunikimi i drejtpërdrejtë sjell ecuri dhe zgjidhje të problemeve në lehtësimin e tregtisë, por edhe hidhen propozime të reja mbi shfrytëzimin e potencialeve që dy vendet tona ofrojnë dhe burimeve të ndryshme që mund të jenë komplementare në zhvillimin e përbashkët ekonomik. Takimi që organizuam me bizneset e të dy vendeve gjatë mbledhjes së qeverive tregoi se bizneset janë një hap para qeverive me propozime inovative.

Lëvizja e lirë e kapitalit human ka qenë një kërkesë e bizneseve, sidomos atyre shqiptare, që hasnin probleme të ndryshme në Kosovë. Me lehtësimet e miratuara shpresoj që këto probleme të mos hasen më, duke lejuar krijimin e një tregu pune të përbashkët.

Çfarë problematikash nxori takimi i bizneseve?

Disa nga shqetësimet që tashmë u takojnë procedurave doganore janë të njohura dhe mbeten ende të pazgjidhura. Bizneset, në takimin e fundit, formuluan edhe një herë shqetësimet të cilat do të zgjidhen nga sekretariati i ngritur për këtë qëllim. Propozimet janë si më poshtë.

Të eliminohen kostot për kalimin e mallrave në pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me tarifat dhe tarifat administrative të mëposhtme në lidhje me zhdoganimin e mallrave me origjinë nga Palët, si më poshtë:

1. Tarifat administrative për kontrollin zyrtar në pikat e inspektimit kufitar për:

a. Kafshët e gjalla;
b. Produkte me origjinë shtazore;
c. Ushqime me origjinë joshtazore;
d. Bimët dhe produktet bimore.

2. Tarifat administrative të aplikuara nga administratat doganore për: vulat doganore, peshimin, parkimin dhe skanimin, me përjashtim të atyre që mblidhen nga dhe për llogari të kontraktorëve privatë.

3. Kontrolle fitosanitare / veterinarë

1) Të përcaktohet lista e organizmave të dëmshëm/zonën fitosanitare;

Të shkëmbehen listat e karantinës me status;

Të shkëmbehen programet e anketimit të organizmave të dëmshëm;

Të harmonizohet lista e produkteve bimore që kërkojnë inspektim fitosanitar dhe certifikatë fitosanitare/ harmonizuar me rregulloret e BE-së;

2) Të shkëmbehen të gjitha planet apo programet monitoruese kombëtare të kontrolleve zyrtare në fushën e ushqimit, ushqimit për kafshë, me origjinë bimore, shtazore dhe të përzier, si dhe për qëllime tregtie ushqimore;

Të njihen dhe pranohen analizat laboratorike (laboratorë të autorizuar dhe metoda të akredituara, publikimi dhe përditësimi i listës në faqen e internetit të ministrisë përkatëse).

3) Për bimët dhe produktet bimore, shkëmbimi i listës së harmonizuar sipas pikës 1 do të mbështetet në certifikimin fitosanitar dhe kontrolle fizike në një vend më të afërt jashtë pikës së inspektimit kufitar në terminalin doganor.

Dërgesat e tjera shkojnë direkt në pikën e destinacionit, ku do të zbatohet karantina dhe kontrollet dokumentare dhe identitetit (ushqime me origjinë shtazore dhe jo shtazore, ushqim për kafshë, kafshë të gjalla dhe me origjinë të përzier). Njoftimi paraprak për kafshët e gjalla do t’i ndihmojë autoritetet kompetente të identifikojnë pikën e destinacionit;

4) Harmonizimi i listës së sëmundjeve të kafshëve (OIE). Standardi i miratuar në nivel ndërkombëtar. Shkëmbimi i planeve të monitorimit, planeve të kontrollit aktiv dhe pasiv dhe raporteve të sëmundjeve;

5) Të shkëmbehet lista e operatorëve të miratuar të biznesit ushqimor dhe stabilimenteve të kafshëve për ushqim me origjinë shtazore dhe joshtazore dhe shkëmbim i njoftimit të operatorëve të biznesit ushqimor pa kërkesa për kontrolle në terren, vetëm duke zbatuar shkëmbimin e planit të monitorimit;

6) Orari i punës së pikave kufitare, 24/7;

7) Të përcaktohet një grup kriteresh për transportin e produkteve të qumështit UHT dhe produkteve të tjera ushqimore që nuk kërkojnë ftohje gjatë transportit.(Monitor)

Pas

Foto/ Zhduket 35-vjeçarja në Greqi, familjarët ngrenë alarmin

Para

Festime brenda apo jashtë vendit, ja çfarë kanë zgjedhur shqiptarët për festat e fundvitit

Para
Festime brenda apo jashtë vendit, ja çfarë kanë zgjedhur shqiptarët për festat e fundvitit

Festime brenda apo jashtë vendit, ja çfarë kanë zgjedhur shqiptarët për festat e fundvitit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar