Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj akuzave në adresë të tij në lidhje me makinën Mercedes Maybach të parkuar poshtë zyrës.
Ai u shpreh se kush punon goditet, dhe theksoi se i dhimbsen ata që kanë degraduar në një diskurs të tillë, por nuk e ndalojnë të kryejë punët e tij për kryeqytetin.
Si ishte ky vit?
-Ishte një vit shumë sfidues. Ne sot me kronometër, kapëm afatin për të futur 100 familjet e para te ‘5 maji’. Cdo ditë ka qenë sprint, nuk kemi patur një ditë të qetë. Kemi ecur në mënyrë të jashtëzakonshme, me rindërtimin.
Ishte një vit i rëndësishëm politik. Për herë të parë një parti votohet tre herë rresht dhe kryeministri Edi Rama është edhe më energjik se dy mandatet e para, ka ende shumë projekte të hapura. Për Tiranën lajmi më i mirë, që jemi kryeqyteti Europian i Rinisë. Besoj që Tirana do e shpenzojë maksimalisht këtë moment.
Do kemi kupa sportive, do e vendosin Tiranën në hartë. Sot jemi qyteti më dinamik dhe dua ta mbaj reputacionin e Tiranës të tillë.
-Situata kaotike politike, s’po ju lë shumë..
Kush punon do goditet, Pres të mbaroj e të gjej Maybach-un tim poshtë zyrën. Jemi bërë pak qesharakë. Kur ka ngel tani që opozita s’bëhet më nga politika por sharlatanë të medias që të faturojnë makina që kush më njeh unë s’jam i tillë, nuk jam rraqexhi dhe as nuk i kam qef, dhe kur shikon si ka degraduar diskursi i atyre që duan të të pengojnë thjesht më dhimbsen, por nuk më ndalojnë, nuk ma ulin zellin.
Të gjithë ata që thanë s’do bëhet Sami Frashëri, po e shohin që po mbaron. Familjet po hyjnë në shtëpitë e tyre. Sot jemi vlerësuar si kryeqyteti europian i Rinisë. Kush punon fiton, por edhe shahet e i dalin lajme të rreme. Ende s ka lindur ai burrë të më verë gjobë. apo ai gazetar që të thotë shpifa dha ta pranojë. Jo cdo makinë që parkohet në Tiranë është e imja. Shumica e njerëzve të drejtë do fitojë mbi një pakicë të zhurmshme.