Një nga fshatrat që u dëmtua më shumë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019 ishte Bubqi.
Ndërkohë sot janë ndarë çelësat e shtëpive për 122 familje.
Kryeministri Edi Rama tha se ky fshat tashme është kthyer në një fshat të bukur dhe modern me shtëpi të reja më të forta dhe të bukura se para tërmetit, ku këto familje do kalojnë festën e fundvitit në banesat e tyre të reja.
“Të krijojmë mundësi më të mira se ato që kishin njerëzit para tërmetit. Disa familje nga fshati ishin larg shërbimeve dhe fëmijët niseshin për të bërë rrugë të gjatë për të shkuar në shkollë, kurse të moshuarit bënin rrugë të gjatë për qendra shgëndetësore apo shërbim administrativ, tani i kemi të gjitha këtu7 në këto banesa të reja. Çdokush donte ta kishte këtë banesë dhe jo cdokush e ka këto banesa edhe në Tiranë. Edhe shkolla e re është një ndër 20 në Bashkinë e Durrësit që po ndërtohen nga e para.
Hapësirat ktheheni në vende të bukura dhe të gjelbëruara pasi banesat nuk kanë vetëm murret por edhe oboret dhe të gjitha këto që janë të gjelbëruara dhe me mjedise publike do të behet dicka edhe më e bukur se kjo që shohim sot. Kujtoj shumë mirë takimet e para dhe sytë e zbrazur nga cdo shpresë, edhe një konflikt që ishte i revoltuar se do ti prishej shpai që kishte dhe ishte agresiv dhe thoshte se ne nuk do të ndërtonim asgjë por do të shtonim peshën e përgjegjësisë. Pandemia na detyropi të bëheshim si një film fantastikoshkencor dhe prandaj ne u vonuam të ndërtonim shtëpitë e reja. Dolëm përtej afatit për këtë arsye.
Pyesni njerëz në Itali sa vite kanë qe presin nëpër kabina që presin të kthehen në shtëpi 10-15 vite dhe akoma nuk e kanë shtëpinë e tyre. Edhe kur të kthehen në shtëpi nuk do ta kenë falas, ne nuk ngarkojmë familjet me asnjë qindrarkë kredi e butë por ne e japim falas dhe është e drejta juaj tqa shisni ta trashëgoni, vetëm kujdes doja të thoja nga bravat, bëni kujdes nga celësat. Kujdesni nga celësi që të ngel në derë. Vetëm kujdes bravat, ruhuni nga ndërrimi dhe bllokimi i bravave dhe nga çelësat. ky nuk është një program për socialistët por për shqiptarë që iu gjendëm pranë në një moment fatkeqësie. Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta. megjithatë jam i sigurt se komshinjtë socialistë do i ndihmojnë fqinjët demokratë nëse u bllokohen bravat”, u shpreh Rama ndër të tjera.