• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ishte rrobaqepëse” Aktorja Edi Luarasi u nda dje nga jeta, Raimonda Bulku rrëfen se si u njoh me të

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Ishte rrobaqepëse” Aktorja Edi Luarasi u nda dje nga jeta, Raimonda Bulku rrëfen se si u njoh me të
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Aktorja e madhe Edi Luarasi u nda  nga jeta  ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në homazhet që u zhvilluan sot në nder të artistes, kolegia e saj Raimonda Bulku tregoi se Edi Luarasin e kishte takuar së pari rrobaqepëse, por se dhe aty e kuptoje që ajo ishte një figurë arti.

“Unë nuk e kam njohur dot në moshë të re. Këta ishin të dënuar, ishin përzënë nga arti, ishin persekutuar, ishin sakatuar. Kur e kam parë për herë të parë, e kam parë që ajo qepte dhe që ishte një figurë e jashtëzakonshme.

E kuptoje menjëherë, kudo që ta shihje Edin që ajo ishte një figurë arti, me atë portret aq interesant dhe aq modern dhe në kohën që e kam njohur unë ishte rrobaqepëse, por qepte në mënyrë të shkëlqyer. Edhe aty ishte një artiste. Mbajti në kurriz një barrë të jashtëzakonshme, të dhimbshme. Çfarë bëri Mihallaqi? Kjo është një histori tjetër që është shumë e dhimbshme”, tha Bulku.

Ajo rrëfeu se një ditë, pas rikthimit të saj në skenë, në vitet ’90 kishte shkuar në teatër dhe iu kishte treguar se kishte takuar hetuesin e saj, por vetëm e kishte parë pa treguar asnjë shenjë agresiviteti. Bulku deklaron se Edi kishte një fisnikëri të jashtëzakonshme.

“Pas viteve ’90 kam punuar me Edin, e kam pasur kolege, kemi punuar në shfaqjet e Mihallaqit, kemi qenë bashkë në punë, artistë të mrekullueshëm. Të kulturuar, të talentuar. Edi ishte e kundërta e Mihallaqit, në qoftë se ai ishte burrë që donte të bënte vetëm filozofi, Edi ishte që donte vetëm të ishte e hareshme, të sillte gëzim.

Kishte një optimizëm brenda vetes së saj, edhe në punë, edhe në jetë sa thoshe sa bukur e ka dhe sa bukuri në shpirtin e saj prej artisti. Vjen njëherë në teatër dhe thotë, jam gjendur njëherë përballë hetuesit, hetuesit të saj që ajo e di se çfarë mund të ketë ndodhur dhe ne të gjithë thamë çfarë i bëre, i re ndonjë shpullë, apo ku di unë, ndonjë grusht apo e shave? Dhe Edi tha jo, s’munda, e pashë, e pashë dhe ika. Kjo ishte Edi, fisnikëria e Edit ishte e jashtëzakonshme, kalonte masat e një njeriu normal”, tregoi ajo.

Për Raimonda Bulku edhe sot, Edi i ngjante një prej personazheve të saj.

“Ajo punoi dhe erdhi fuqishëm dhe pas ’90. Edhe sot sa e pashë thashë uau kjo është ‘Dama plakë’, (titulli i një prej teatrove ku ka luajtur). Nëse keni parasysh shfaqjen e Gëzim Kames, sepse ai e risolli për Edi Luarasin atë shfaqje, ajo është tani sot ajo ashtu e shtrirë, në atë madhështinë e vet, pa urrejtje, ajo është e mirë dhe tani.

Edi ishte e para nga këto lloj garash që nuk braktisi burrin, nuk braktisi asgjë, por iu nënshtrua dënimit të familjes së saj, rriti dy fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk foli kurrë keq dhe ishte një grua që thoshte gjithmonë duhet të shohim përpara, asnjëherë mos kthe kokën pas”, u shpreh aktorja Raimonda Bulku.

Pas

Dikur mikesha, sot rivale/ Publikohen momentet kur Bora dhe Beatrix ishin shoqe të mira

Para

“Kur përballesh me vendimin e gabuar” Rama nxjerr videon e pacientëve nga spitali Infektiv

Para
“Kur përballesh me vendimin e gabuar” Rama nxjerr videon e pacientëve nga spitali Infektiv

“Kur përballesh me vendimin e gabuar” Rama nxjerr videon e pacientëve nga spitali Infektiv

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar