• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Denoncim i 10-vjeçares në Tiranë: Babi më qëllon me shpullë kur rri para kompjuterit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Mi hoqi rrobat me forcë” Studentja nga Tirana rrëfen tmerrin e ditës së fejesës: Kreu marrëdhënie pa dëshirën time
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


“Jam në klasën e pestë, kam ardhur bashkë me mësuesen që të denoncoj babain tim, i cili nuk më lë të luaj në kompjuter”.

Kështu e nisi rrëfimin në komisariatin numër 5 të Policisë në Tiranë, një e mitur 10 vjeçe, që pretendon se është dhunuar nga të rriturit e familjes.

Por dhuna që fëmija denoncon, është e një natyre krejt tjetër dhe lidhet me mohimin e të atit që vajza të luajë. Burimet e Gazetasi.al, treguan se e mitura ndjek shkollën në Kamëz dhe siç shprehet, familja e saj përbëhet nga katër anëtarë.

“Mami punon pastruese edhe babi punon. Mami është në shkollë. Një fondacion na solli dhuratë një ‘lap top’ gjatë pandemisë dhe e përdorim të dyja me motrën”, – shprehet fëmija që i ka kërkuar mësueses kujdestare ta shoqëronte në polici, pasi do t’u thoshte atyre diçka shumë të rëndësishme. Fëmija me inicialet N.N., vazhdon në denoncim, duke këmbëngulur se u dhunua, pasi kompjuterin e posedonte më së shumti ajo.

“Duke qenë se qëndroj shumë para kompjuterit, babai ka ndryshuar, ka filluar të më bërtasë dhe kur nuk i jam bindur, në disa raste më ka gjuajtur me shpullë. Kërkesa e tij është: ‘Ulu mëso, ne po punojmë për ju’”.

Fëmija pyetet sipas burimeve, se kur ka ndodhur kjo dhunë? Ajo përgjigjet: “Saktësisht nuk e mbaj mend, por babai më qorton, nuk më lë të luaj e të qëndroj në ‘Pc’ gjatë. Do që vetëm të mësoj. U tregova shoqeve të klasës që më shpjeguan se ato qëndronin gjatë në kompjuter dhe luanin, kuptova se kjo sjellje e babait ndaj meje është dhunë”, – këmbëngul fëmija. Vajza shprehet me komplimenta  për anëtarët e tjerë të familjes.

“Mami dhe motra nuk bëjnë presion, më lejojnë të luaj sa herë të dua unë. Babai sa hyn në shtëpi kërkon të kuptojë a kam mësuar, është fiksuar me këtë fakt që unë nuk kam mësuar dhe qëllon me shpulla”.

Fëmija, sipas asaj që ka shkruar oficeri, që ka nisur procedimin dhe ka mbajtur shënim çdo deklaratë, përmend se disa herë e ëma ishte grindur me të atin, pasi të dy kishin pretendime për rezultatet dhe efektin negativ të internetit. Policia thote se menjëherë pas regjistrimit të kallëzimit, është thirrur babai i denoncuar.

“Nuk është e vërtetë, – këmbëngul i ati. – Unë i dua të dyja vajzat si dritën e syve të mi. Punojmë të dy si prindër e rropatemi që mos t’u mungojë asgjë”.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe e ëma. “Jam e habitur se si vajza jonë kërkon hetime për babain, ne i kritikojmë të dyja, pasi duam maksimalen, kemi merak për to dhe s’po kuptoj çfarë e ka shtyrë të voglën të vijë në polici”, – thotë e ëma.

Ndërsa babai shton: “Ndonëse jam invalid, jeta ime është mes spitaleve dhe punës së vështirë që bëj. Nuk dua që vajzat e mia të kenë jetë të vështirë si ne ndaj u kërkoj të studiojnë”.

Policia thotë se do ta referojë në gjendje të lirë babain që ka pranuar se ka ushtruar dhunë verbale, por jo fizike./Faxweb/

Pas

“Ylberi, ogur i bukur në prag të Vitit të Ri”/ Rama publikon foton e veçantë

Para

26-vjeçari shfrytëzonte për pro*titucion gruan, një 70-vjeçar i gjente klientë

Para
26-vjeçari shfrytëzonte për pro*titucion gruan, një 70-vjeçar i gjente klientë

26-vjeçari shfrytëzonte për pro*titucion gruan, një 70-vjeçar i gjente klientë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar