• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Del dokumenti/ Sa i kishin pagat Enver dhe Nexhmie Hoxha? Ja çfarë mund të blije me rrogën e tyre

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Del dokumenti/ Sa i kishin pagat Enver dhe Nexhmie Hoxha? Ja çfarë mund të blije me rrogën e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i përjetshëm i diktatorit Enver Hoxha, Haxhi Kroi, ka lënë pas një ditar voluminoz.

Në të janë shënuar pothuajse të gjitha ngjarjet më kulminante apo të rëndësishme të asaj kohe.

I njohur si “alter ego” i Enver Hoxhës, ditari i Haxhi Kroit nuk sjell ndonjë vlerë të veçantë, pasi është i kuruar që të fshehë të gjitha fatkeqësitë që sistemi komunist në përgjithësi dhe Enver Hoxha në veçanti i sollën shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Por gjithsesi ditari përmban të dhëna interesante.

Kështu për shembull, në shënimin e kursyer të datës 17 janar 1972, Haxhi Kroi ka shkruar se “i ka dërguar shoqes Nexhmije rrogën e dyjavorit të parë të janarit. Për shokun Enver 1150 lekë dhe për të 750 lekë, gjithsej 1900 lekë”.

Shënimi interesant shërben për të kuptuar se sa paguhej në këtë periudhë numri një në hierarkinë e shtetit kom.unist. Sipas një llogarie të thjeshtë, ai paguhej 1150 plus 1150 baras 2300 lekë në muaj, ndërsa e shoqja, Nexhmija, 1500 lekë në muaj.

Duhet kujtuar se në këtë kohë rrogat për popullin e thjeshtë shkonin nga 300 deri në 450 lekë në muaj për një punëtor të thjeshtë, nga 100 deri në 400 lekë në muaj për një kooperativist (në varësi të normës ditore dhe zonës bujqësore, pasi në veri të vendit kishte kooperativa ku merrej edhe 3 lekë për ditë pune, ose më pak se çmimi i një buke gruri që kushtonte 4 lekë), 500 deri në 800 lekë në muaj për një arsimtar, 800 deri në 1000 për një inxhinier të kualifikuar etj.

Po çfarë mund të blije me rrogën mujore të Enver Hoxhës?

Me dy muaj rrogë të Enver Hoxhës mund të blije një televizor, që ishte nga elektroshtëpiakët më të kushtueshëm (4000—5700 lekë).

Me rrogën vjetore të Enver Hoxhës mund të blije edhe një shtëpi modeste (çmimet e shtëpive varionin nga 20000 deri në 60000).

Në vitet e fundit të regjimit në Gjirokastër dhe në Tiranë u hapën dy dyqane ku mund të blije mallra cilësore të prodhimit të huaj, por vetëm me dollarë.

Televizorët e parë me ngjyra kushtonin 100 dollarë për copë. Në këtë kohë Banka e Shtetit e mblidhte dollarin me 7.5 lekë nga qytetarët e thjeshtë.

Të persekutuarit e regjimit komunist, që nuk guxonin ti afroheshin bankës, i këmbenin dollarët në treg të zi, në kursin 1 dollar me 5 lekë.

Pas

“Të të vijë turp” Pas deklaratës së Oni Pustinës, reagon bashkëshortja e Ilir Shaqirit

Para

“Jetike është vota e lirë” I vendosur për të shkarkuar Bashën, Berisha ka një thirrje për komisionerët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar