Dita e sotme ka qenë shumë dinamike dhe me zhvillime të forta për anëtarët e Partisë Demokratike.
Të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre kanë qenë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të mbledhur nga kreu i PD Lulzim Basha dhe një pjesë tjetër në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Fill pas përfundimit të këtyre dy aktiviteteve, ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference në orën 20:00. Kjo konferencë për mediat, do të mbahet në selinë blu. Nuk ka raportime mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e ditës së sotme.