-
Ndonëse është ide më e mirë të ndahesh me dikë përmes telefonit apo përballë, ka shumë situata të tjera që është mirë t’i mbyllni me një mesazh të shkurtër. Sigurisht kur bëhet fjalë për një raport që sapo ka nisur apo pas disa të dalash.
Si të shpëtoni kur thjesht s’doni më të flisni/dilni, por në të njëjtën kohë s’doni të lëndoni personin tjetër?
1. Kur s’ndjeni asnjë lloj xixe në takimin e parë
“Faleminderit për takimin dhe pijet e djeshme! U kënaqa, por s’kishte asnjë shkëndijë romantike mes nesh prandaj dua ta dish që tani. Uroj të jesh sa më mirë!”
2. Kur ke shkruar pa pushim për disa ditë dhe thjesht nuk do më t’i shkruash më.
“Faleminderit për gjithë kohën e shpenzuar me mua. E di që është e vështirë ta njohësh dikë virtualisht, por dua të të them që nuk mendoj se jemi kombinim i mirë për ty, të paktën gjatë kësaj periudhe. Nuk jam e interesuar për t’u takuar, por shpresoj të gjesh sa më shpejt dikë që është.”
3. Kur është e qartë që ata të pëlqejnë ty
“Dukesh njeri shumë i mirë dhe më pëlqen të takohem me ty, por jo në mënyrë romantike. Jam e sigurt që shpirti yt binjak është diku tjetër dhe e di që po të kërkon në të njëjtën kohë. Faleminderit për kohën tënde, uroj më të mirat.”
4. Kur keni dalë disa herë, por rastësisht
“Takimet e fundit ishin shumë qejf, por unë s’shoh që kjo marrëdhënie të përfundojë diku. Po kërkoj diçka më shumë se të dala rastësore dhe jam e sigurtë që atje jashtë ka njerëz për të dy ne me të cilët do përshtatemi më mirë.”
5. Kur ata janë thuajse të fiksuar me ty
“Faleminderit për interesin e treguar ndaj meje, por unë s’dua të takohemi më apo të flasim. Mendoj ta mbyllim me kaq.”
6. Kur kupton që je shumë i zënë për të patur një lidhje
“Pavarësisht se kam kaluar shumë mirë gjatë takimeve me ty, jam kaq i mbingarkuar tani dhe s’kam kohë për t’u përfshirë në një marrëdhënie. Ndoshta rrugët tona do të bashkohen sërish një herë tjetër.”
7. Kur ata ju kërkojnë diçka serioze, por ju s’jeni gati apo të interesuar
“Ishte shumë qejf që të takova, por kam kuptuar që unë dhe ti nuk jemi në të njëjtën linjë për të ardhmen. Unë s’jam e interesuar për diçka serioze dhe s’e shoh të jemi çift. Më vjen keq për këtë, por të uroj më të mirat.”
8. Kur doni të mbeteni miq
“Dua që ti ta dish se ndjenjat e mia ndaj teje janë më shumë si shokë sesa si partner romantik. Nëse do ta vazhdojmë kështu, më thuaj sepse dua të jesh pjesë e jetës time.”anabel