• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias” Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Gjekmarkaj del me thirrjen e fortë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias” Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Gjekmarkaj del me thirrjen e fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Medias, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka ngritur sot shqetësimin për dhunën ndaj gazetares Anila Hoxha dhe operatorit Endri Aga gjatë momentit kur po raportonin lajmin për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë.

Sipas Gjekmarkajt, sulmi i efektivëve të policisë ndaj njerëzve të medias ndodhi pa arsye, ndërsa ata ishin në krye të detyrës.

“Të dënojmë këtë ngjarje të rëndë. Ne e kemi edhe në Kodin zakonor, që lajmësi është gjithmonë në besë dhe duhet të jetë gjithmonë i garantuar. Është moment i trishtuar, kur pikërisht në përpjekjen e vet për të transmetuar të vërtetën dhe për të përcjellë lajmin tek shoqëria, në krye të detyrës, gazetarja sulmohet pikërisht nga ata që duhej të ishin mbrojtësit e gazetarëve, në këtë rast, një polic. Pa ngjyrime të djathtë apo të majtë, ne biem dakord që ishte një akt i shëmtuar, një akt që duhet dënuar”– tha Gjekmarkaj.

Kryetari i Komisionit të Medias i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të reflektojnë nga ngjarje të tilla që vënë në rrezik jetën e gazetarëve.

“Është një akt që kërkon një reflektim për atë çfarë është trupa policore në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, do të duhej ta rishikonin trupën e tyre, çfarë kanë rekrutuar në këto vite, sepse për hir të së vërtetës, në 30 vite liri shpeshherë policia i ka bërë betejat e veta, por shpeshherë është ngritur edhe kundër moralit qytetar me pjesëmarrës të padëshiruar që ka patur aty dhe ka ende, të cilët janë rekrutuar jashtë çdo kriteri profesional dhe njerëzor”.



Kryetari i Komisionit parlamentar të medias kërkoi ndëshkimin nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës.

“Do të duhej shumë që policia të ishte profesionale, në lartësinë e detyrës dhe mbi të gjitha korrekte me gazetarët, që në këto vite kanë bërë beteja jo të vogla për të sensibilizuar shoqërinë për abuzime të pushtetit por në raport me të vërtetën dhe lajmin. Besoj jeni të gjithë dakord një akt i tillë nuk duhet të përsëritet dhe mbi të gjitha të ndëshkohen akte të tilla nga drejtësia më shumë nga drejtësia se sa nga opinioni publik i cili mban qëndrim etik“, shtoi ai.

Pas

Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital

Para

“Një nënë më mori në telefon” Lekatari tregon episodin tronditës: Komshiu abuzoi me vajzën e saj

Para
“Një nënë më mori në telefon”  Lekatari tregon episodin tronditës: Komshiu abuzoi me vajzën e saj

“Një nënë më mori në telefon” Lekatari tregon episodin tronditës: Komshiu abuzoi me vajzën e saj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

Recent News

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

13:30 | 14/12/2025
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

13:00 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar