• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shqipëria vendi më i varfër i Europës” Basha i shqetësuar: Vendimet e gjykatave ndërkombëtare shkaktuan 338 mln euro dëme

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Shqipëria vendi më i varfër i Europës” Basha i shqetësuar: Vendimet e gjykatave ndërkombëtare shkaktuan 338 mln euro dëme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se bujqësia në vendin tonë merr mbështetjen më të ulët në rajon.

Duke folur për buxhetin që qeveria do sjellë për vitin 2022, Basha tha se ndërsa fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme kanë dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë.

Lideri i opozitës theksoi se Shqipëria është vendi më i varfër i Europës si pasojë e pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit.

Ai gjithashtu shtoi se  shuma e dëmit prej 338 milionë euro e shkaktuar nga gjyqet në Arbitrazh, mund të ishte përdorur për bujqësinë.

“Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vendet e rajonit.
Duke i bërë jo konkurruese produktet tona. Duke i shkatërruar fermerët tanë. Dhe ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme keni dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë.
Edhe tani që flasim, fermerët janë në rrugë për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në rajon e gëzojnë çdo ditë, nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi.
Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin produktet e tyre, detyrohen të emigrojnë, të punojnë tokat e vendeve fqinjë, sepse paratë e taksave që ju shpërdoroni, nuk shkojnë për ta”, tha Basha.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Por ju, ne, të gjithë shqiptarët e dimë, që ky nuk është i vetmi dëm që i keni shkaktuar ekonomisë.

Mjafton të shohim raportin e KLSH-së, ku thuhet se shteti shqiptar duhet të paguaj nga buxheti 388 milionë euro për vendimet e gjykatave ndërkombëtare.
Arbitrazhet e famshme, ku kur bëhet fjalë për taksat e shqiptarëve, ju vetëm humbni. Një shumë e frikshme, që mund të ishte përdorur për bujqësinë, për ata familjarë që sot dalin në rrugë për të kërkuar ndihmën që meritojnë”, u shpreh kreu i PD.

Sipas tij, të jesh i varfër në një vend të pasur, do të thotë se shteti nuk është më aty për t’u shërbyer njerëzve.
“E si të mos mjaftonin sfidat e natyrës ekonomike, pasojat e zgjedhjeve të gabuara ku thelat i keni ndarë për oligarkët dhe thërrimet për qytetarët, që po varfërojnë dhe largojnë shqiptarët, impakti në shoqëri është edhe më dramatik. Ai shihet në sfidën dhe karshillëkun e përditshëm që korrupsioni dhe krimi i bën shoqërisë, duke ofruar si model antivlerat që dekurajon të qenit të ndershëm, dekurajon përpjekjet për të ndërtuar një jetë më të mirë, që gjymton parimet bazë mbi të cilat ngrihet një shoqëri e shëndetshme.
Kjo gjendje politike, ekonomike dhe shoqërore, që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër të Europës, është pasojë e pandëshkueshmërisë që e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.
Të jesh i varfër në një vend të pasur, do të thotë se shteti nuk është më aty për t’u shërbyer njerëzve.
E që kjo sallë të jetë në shërbim të interesave më të mira të shumicës së shqiptarëve, që të propozojë dhe votojë iniciativa që mund të hapin një horizont të ri për jetën e të rinjve dhe të rejave, nuk mund të jetë strehë e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Dhe që debati politik dhe ekonomik të vendoset në shinat e duhura, që vendimmarrja të ngrihet në nivelin e sfidave që Shqipëria ka përpara saj, është jetike që ne të përballemi me plagën më të madhe të shoqërisë sonë, me emergjencën kombëtare, nga e cila burojnë problemet e vogla e të mëdha të shqiptarëve: Korrupsionin”, tha Basha.

Pas

Udhëtimet për pushime në 2020 me rritje krahasuar me 2019, në verë “shkëlqeu” Durrësi, femrat preferuan Shqipërinë

Para

Shpërthim i fuqishëm në një lokal, ja në pronësi të kujt është (EMRI)

Para
Shpërthim i fuqishëm në një lokal, ja në pronësi të kujt është (EMRI)

Shpërthim i fuqishëm në një lokal, ja në pronësi të kujt është (EMRI)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar