• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Printec, kompania teknologjike që udhëheq automatizimin e transaksioneve me prani në 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka instaluar zgjidhjet teknologjike SAP S / 4HANA Cloud dhe SAP Field Service Management duke bërë hapin më të rëndësishëm drejt transformimit digjital të biznesit të saj.

Me mbështetjen e ekipeve me përvojë në zbatimin e projektit të EY dhe SAP, Printec ka përfunduar tashmë me sukses dy fazat e para të projektit COReBIT (COReBIT është emri i brendshëm i zgjedhur për rrugëtimin drejt transformimit digjital të kompanisë, përmes SAP S / 4HANA Cloud dhe SAP FSM) dhe vazhdon zbatimin e fazës së tretë dhe të fundit e cila pritet të përfundojë në janar 2022.

Është e rëndësishme të theksohet se dy fazat e para të projektit për të dyja zgjidhjet u përfunduan brenda fushëveprimit dhe planit kohor në Kroaci dhe Greqi. Ndërsa shtetet e tjera si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Qiproja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia zbatuan SAP Field Service Management. Edhe pse ekipi (i përbërë nga më shumë se 130 drejtues të Printec dhe 35 drejtues të EY) duhej të punonte në rrethana të paprecedente dhe të përballej me një mjedis jashtëzakonisht të paqëndrueshëm për shkak të pandemisë, arriti të përfundonte me sukses projektin, ndërsa të gjithë anëtarët punonin në distancë nga 14 shtete të ndryshme.

Printec ka zbatuar praktikat më të mira përmes SAP S / 4HANA Cloud dhe sistemin ERP, duke përshtatur modele të reja biznesi. Duke automatizuar dhe konsoliduar proceset e biznesit në të gjithë organizatën, Printec ishte në gjendje të operonte në mënyrë më efikase dhe të merrte vendime më të mira.

Platforma SAP Field Service Management lidh stafin e zyrës së shërbimit të klientit me teknikët në terren të cilët kryejnë mirëmbajtjen e nevojshme të pajisjeve. Përparësitë e zgjidhjes përfshijnë, ndër të tjera, përmirësimin e kohës së përgjigjes, rritjen e cilësisë së shërbimit për klientin, uljen e kostos së shërbimit dhe rritjen e të ardhurave.

Realiteti i ri për punonjësit, klientët dhe partnerët e Printec është padyshim i përmirësuar, pasi nga një mjedis i komplikuar teknologjik, me shumë sisteme të ndryshme që nuk mund të përballonin më nevojat në rritje të organizatës, ata tashmë kanë adoptuar një mënyrë moderne të të punuarit.

  1. Harris Konstantinou, Drejtuesi i Printec, komentoi këtë bashkëpunim duke thënë se: “Investimi në COReBIT (projekti që kemi zbatuar me SAP dhe EY në lidhje me sistemet tona ERP dhe FSM) ka qenë një nga vendimet tona më të rëndësishme që synon t`i shtojë vlera mënyrës tonë të të bërit biznes në raport me klientët dhe partnerët tanë. Përpjekja, përkushtimi dhe qëndrueshmëria janë tre cilësitë që një projekt i tillë kërkon, dhe ne i kemi shfaqur me sukses pavarësisht rrethanave të papritura që krijoi situata e COVID-19. Një falenderim i madh shkon për ekipet që punojnë në COReBIT të cilët kanë qenë katalizatorët e realizimit të këtij projekti dhe formësimit të së ardhmes për kompaninë tonë.”

Në emër të SAP, z. Andreas Xirocostas, Drejtori Menaxhues për Greqinë, Qipron dhe Maltën deklaroi: “Ne jemi të nderuar që kemi në familjen SAP organizata si Printec që na besojnë në projektimin e rrugës drejt transformimit digjital. Jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje që plotësojnë nevojat e organizatave, në mënyrë që të ruajnë avantazhin e tyre konkurrues dhe pozicionin udhëheqës në treg.”

Në emër të EY, z. Nikos Aggouris, Partner, Konsulent dhe Drejtues i Teknologjisë e Shërbimeve për SAP theksoi: “EY e ka mbështetur Printec që në fillimet e saj duke nisur nga projektimi dhe përzgjedhja e zgjidhjeve të duhura tek zbatimi i tyre, vendosja në funksionim produktiv dhe mbështetja e vazhdueshme. Jemi shumë të lumtur që, duke aplikuar metodologjitë dhe mjetet e testuara të EY, në kombinim me stafin me shumë përvojë nga Greqia dhe jashtë vendit, si dhe me drejtimin efektiv të projektit, ne mundëm të kontribuonim në suksesin e COReBIT dhe të ndihmojmë Printec të shtojë vlerat e tij në bashkëpunim me klientët e partnerët, gjë që u evidentua që në muajt e parë të funksionimit të proceseve, roleve dhe sistemeve të reja.”

Pas

Inaugurimi i skulpturës: “Vajza me Lule”, realizuar nga artisti i popullit Mumtas Dhrami

Para

“Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias” Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Gjekmarkaj del me thirrjen e fortë

Para
“Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias” Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Gjekmarkaj del me thirrjen e fortë

“Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias” Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Gjekmarkaj del me thirrjen e fortë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar