Akademik, Prof.Dr. Anastas Angjeli
Pas krizës Financiare të vitit 2008 ishin ngjarjet e dy viteve të fundit, tërmeti ne vitin 2019 në vendin tonë dhe Pandemia Covid 19 në vitin 2020 që udhëhoqi politikat monetare.
Ekonomia shqiptare shfaqi shenja inkurajuese gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ku gjatë tremujorit të dytë të vitit rikuperimi i aktivitetit ekonomik ka fituar shpejtësi. Ky rikuperim mbështetet në një gamë të gjerë faktorësh dhe është prezent në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Politika monetare stimuluese ka ofruar një ambient me kosto të ulëta financimi, me kushte të përshtatshme kreditimi, dhe me kurs relativisht të qëndrueshëm këmbimi.
Zbatimi i kujdesshëm i politikës monetare në këkim të stabilizimit të cmimeve, e harmonizuar kjo dhe me politikën fiskale, merr rëndësi të vecantë dhe bëhet më e domosdoshme, në situatën post pandemi, tashmë që rrimëkëmbja ekonomike ka startuar, edhe pse e kërcënuar nga shumë faktorë, vecanerisht nga kriza energjitike që porsa ka trokitur.
Këto trende pozitive shtyjnë të rishikojmë me optimizëm projeksionet tona të rritjes ekonomike për vitin 2021 dhe që synojnë për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2022.
Krizat e fundit financiare, vecanërisht ato të vitit 2008 dhe pandemisë së covid-19 të viteve 2020-2021, kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në ekonominë botërore duke lënë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Pas çdo krize financiare, pavarësisht nga faktorët strukturorë apo konjukturorë që e kanë provokuar atë, janë shfaqur dobësitë e sistemit financiar dhe reformat e kërkuara për të menaxhuar sa më mirë krizat e ardhshme.
Krizat e fundit financiare shfaqën gjithashtu dobësitë dhe mungesën e konsensusit dhe gadishmërisë së ekonomive brenda Unionit Monetar Evropian për t‘u përballur me krizën financiare që kishin kaluar këto shtete.
Politikat e përbashkëta të Bankës Qëndrore Evropiane (BQE) dëshmuan mungesën efektive në vendimarrje për raste të kësaj natyre për ekonomitë individuale brenda Unionit Monetar. Rasti i Greqisë dhe jo gadishmëria e BQE për të ndihmuar këtë të fundit në mënyrë kolektive shfaqi gjithashtu konfliktin e interesit brenda antarëve të shteteve pjesëmarrëse dhe pothuajse vuri Greqinë buzë kolapsit financiar.
Reagimi i Bankës së Shqipërisë për të stimuluar nxitjen e konsumit dhe shtimin e investimeve
Në vendin tone efektet e krizës globale të shpërthyer në vitin 2008, filluan të shfaqin shenjat e para në vitin 2010. Politikat stumuluese fiskale dhe monetare ngjanin me ato të vendeve të tjera që ishin përballur me krizën. Sistemi ynë bankar dhe financiar i rezistoi krizës financiare.
Arsyet shpjegohen me faktin se sistemi ynë bankar dhe financiar ështe më pak i sofistikuar krahasuar me atë të SHBA-se, ku kriza filloi. Dallimet e sistemit tonë me atë amerikan qëndrojnë në këto fusha : në vendin tonë nuk është i zhvilluar tregu i instrumenteve financiarë; aktiviteti i bankave tona ështe tepër tradicional, përmban pranimin e depozitave të zakonshme bankare dhe dhënien e kredive të thjeshta e të kufizuara; dobësitë e tregut të letrave me vlerë (me përjashtim të bonove të thesarit); nuk ekzistojne derivatet e ndryshme financiarë; procedurat e vleresimit të aftësisë për shlyerjen e huasë nga ana e klientit janë gjithshtu mjaft tradicionale.
Politika monetare hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin një bashkësi parimesh, masash dhe instrumentesh, nëpërmjet të cilave banka qendrore ndërhyn në tregjet financiare dhe në ekonomi, për të arritur objektivin e saj kryesor.
Në praktikë, ky objektiv nënkupton arritjen dhe ruajtjen e një niveli të ulët, por pozitiv, të inflacionit. Në terma numerikë, Banka e Shqipërisë synon që rritja vjetore e çmimeve të konsumit në vend të jetë në nivelin 3%. Banka e Shqipërisë ndjek regjimin e shënjestrimit të inflacionit. Vendimmarrja e politikës monetare mbështetet mbi një analizë të gjerë të treguesve ekonomikë, monetarë dhe financiarë.
Treguesi kryesor i balancës së presioneve inflacioniste në ekonomi është devijimi i inflacionit të parashikuar në afat të mesëm nga niveli i synuar i tij. Pas krizës Financiare të vitit 2008 ishin ngjarjet e dy viteve të fundit, tërmeti ne vitin 2019 në vendin tonë dhe Pandemia Covid 19 në vitin 2020 që udhëhoqi politikat monetare.
Ekonomia shqiptare shfaqi shenja inkurajuese gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ku gjatë tremujorit të dytë të vitit rikuperimi i aktivitetit ekonomik ka fituar shpejtësi. Ky rikuperim mbështetet në një gamë të gjerë faktorësh dhe është prezent në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Reduktimi i kufizimeve falë procesit të vaksinimit, rritja e besimit të biznesit e konsumatorit, përmirësimi i ekonomive partnere, si dhe politikat mbështetëse monetare e fiskale, kanë sjellë rritje të konsumit të familjeve, të investimeve publike e private, si dhe të eksporteve. Në veçanti, politika monetare stimuluese ka ofruar një ambient me kosto të ulëta financimi, me kushte të përshtatshme kreditimi, dhe me kurs relativisht të qëndrueshëm këmbimi.
Këto trende pozitive shtyjnë të rishikojmë me optimizëm projeksionet tona të rritjes ekonomike për vitin 2021 dhe që synojnë për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2022. Në mbledhjen e muajit tetor 2021, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm, për të mbështetur si rikuperimin e qëndrueshëm të ekonomisë ashtu dhe kthimin e inflacionit në objektiv.
Për këtë arsye, BSH vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%. Ruajtja e kushteve të përshtatshme financiare do ti shërbejë nxitjes së konsumit dhe të investimeve, çka pritet të përkthehet më tej në rritje të punësimit e të pagave dhe në kthim gradual të inflacionit në objektiv.
Kriza e ardhshme në proces është ajo energjitike, e cila po shfaqet në horizont. Njëhershmi, në gati një shekull, popullsia e botës është më shumë se katërfishuar dhe konsumi i energjisë është rritur 9-fish, pavarësisht efikasitetit të përmirësuar të saj. Në vitin 2020, konsumi global i naftës përjetoi një rënie historike në kontekstin e pandemisë së COVID-19 dhe ku arriti në gati 91 milionë fuçi në ditë, ose rreth 9% më pak se në vitin 2019 (99.7 milionë fuçi në ditë). Sidoqoftë, kjo rënie nuk është domosdoshmërisht e qëndrueshme.
Konsumi global tanimë është rritur në 94.7 milionë fuçi në ditë në tremujorin e fundit të vitit 2020 (krahasuar me 82.9 milionë fuçi në ditë në tremujorin e dytë të vitit). Prandaj kërkohet rritja e vigjilencës dhe gatishmërisë së Bankës së Shqipërisë (si institucioni i ngarkuar për ruajtjen e stabilitetin e çmimeve) për të reaguar në kohën e duhur ndaj rritjes së çmimeve dhe të inflacionit të importuar përmes politikës monetare.
Politika monetare dhe vendimet e BQE
Politika Monetare e BQE synon të ruaj stabilitetin e çmimeve. Ky është kontributi më i mirë që politika monetare mund të japë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Duke mbajtur çmimet të qëndrueshme duke u siguruar që inflacioni – norma me të cilën çmimet e përgjithshme për mallrat dhe shërbimet ndryshojnë me kalimin e kohës – mbetet e ulët, e qëndrueshme dhe e parashikueshme. Synohet një normë inflacioni prej 2% në periudhën afatmesme.
Banka Qendrore Evropiane ka një strategji të re të politikës monetare, të përmbledhur në një deklaratë të muajit korrik 2021. Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet nga rishikimi i fundit i strategjisë së politikës monetare në 2003. Në atë kohë, ne kishim krizën financiare globale, krizën e borxhit sovran të Eurozonës dhe, tani,po kapercejme krizen ekonomike rrjeedhoje e pandemisë,dhe pergatitemi te perballemi dhe me krizen energjitike..
Siç vëren deklarata, hapësira për BQE dhe bankat e tjera qendrore për të arritur objektivat e tyre duke u mbështetur ekskluzivisht në ndryshimet në normat e interesit të politikave, duket sikur nuk po jep më efekt.
Qasja e re riafirmon angazhimin për ‘ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në zonën e euros’ si objektivi kryesor i politikës monetare. Në këtë kontekst BQE nuk ka shumë zgjedhje, sepse mandati i saj është përcaktuar në traktatet e BE -së; pyetja shumë më interesante është sa peshë do t’u akordohet objektivave të tjerë të politikës në formësimin e vendimeve të politikës monetare? Risia kryesore është miratimi i një objektivi të qartë inflacioni prej 2%, i matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK). Kjo zëvendëson qëllimin për të mbajtur inflacionin nën 2%.
Në fillimin e euros, kjo ishte një kufi i sipërm, por asnjë kufi i poshtëm nuk ishte vendosur. Kjo u korrigjua në rishikimin e vitit 2003 për të qenë afër, por nën 2%.
Njoftimi se objektivi i ri i inflacionit do të jetë simetrik, duke trajtuar devijimet negative dhe pozitive nga ky objektiv si po aq të padëshirueshme është një ndryshim domethënës, duke e sjellë BQE -në në linjë me atë që bëjnë shumë banka të tjera qendrore.
Për shembull, Banka e Anglisë kërkon që ajo të synojë inflacion 2%, por përcakton një gamë simetrike plus ose minus një pikë përqindjeje nga objektivi.
Kur norma e interesit është afër kufirit efektiv më të ulët, BQE do të përdorë ‘masa veçanërisht të fuqishme ose këmbëngulëse të politikës monetare për të shmangur devijimet negative nga objektivi i inflacionit. Kjo gjithashtu, mund të nënkuptojë një periudhë kalimtare në të cilën inflacioni është mesatarisht mbi objektivin.
Një ndryshim tjetër i dukshëm do të jetë përfshirja e kostove të banimit në metoden e IHÇK-së të përdorur për të matur inflacionin. Kjo është e ndërlikuar dhe, tani për tani, BQE premton vetëm se “do të marrë parasysh masat e inflacionit që përfshijnë vlerësimet fillestare të kostos së strehimit në grupin e saj më të gjerë të treguesve suplementarë të inflacionit“.
Përfshirja e këtyre kostove të strehimit mund të çojë në një normë më të lartë të matur të inflacionit për shkak të rritjes së përhapur të çmimeve të banesave. Rezultati mund të jetë rritja e mëparshme e normës së interesit, e cila do të ishte e popullarizuar në mesin e kursimtarëve në pjesën më të madhe të Evropës veriore, por kërcënuese për anëtarët më në borxh të Eurozonës jugore.
BQE ripohon përdorimin e normës së interesit si mjeti kryesor i politikës, por vazhdon me listën e instrumenteve të tjerë që mund të përdorë: “në veçanti udhëzimet e ardhshme, blerjet e aseteve dhe operacionet e rifinancimit afatgjatë, sipas rastit” dhe e lë të hapur opsionin e ‘instrumenteve të reja të politikës’.
Megjithëse kjo deklaratë shprehet me kujdes, nuk do të jetë e mirëpritur për skeptikët në Evropë, të shqetësuar tashmë për përdorimin e gjerë të atyre që janë quajtur mekanizma jokonvencionalë të politikave, siç janë programet e blerjes së bonove të krijuara për të rritur aktivitetin ekonomik. Përtej rikalibrimit të mekanizmave të politikave, deklarata e BQE -së nxjerr në pah ato që i quan ‘ndryshime të thella strukturore’. Këto përfshijnë një rënie të aftësisë së ekonomive për të arritur rritjen ekonomike, plakjen e popullsisë, globalizimin dhe kërcënimet klimatike.
Otmar Issing, ekonomisti me ndikim i BQE -së dhe arkitekti kryesor i strategjisë së saj fillestare të politikës monetare, është i bindur se angazhimi shumë i zgjeruar në aktivitete jashtë mandatit të traktatit është i rrezikshëm. Ai ka frikë nga një lamtumirë për një bankë qendrore të fokusuar në detyrën e saj kryesore të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. E ardhmja do të tregojë se ku do të çojë ky lloj politizimi.
Nëse strategjia e re e BQE -së ndryshon shumë ose shumë pak është vetëm gjysma e historisë, sepse mënyra se si zbatohet ajo do të jetë vendimtare. Me përparimin në vaksinimet dhe mbështetjen e fortë të politikave, tregues të ekonomisë aktiviteti dhe punësimi kanë vazhduar të forcohen.
Sektorët më negativisht të prekur nga pandemia janë përmirësuar muajt e fundit, por rritja e rasteve me COVID-19 ka ngadalësuar shërimin e tyre. Inflacioni është rritur, duke reflektuar kryesisht faktorëkalimtar. Kushtet e përgjithshme financiare mbeten pjesërisht akomoduese, duke reflektuar politikën, masat për të mbështetur ekonominë dhe rrjedhën e kredisë në SHBA familjet dhe bizneset.
Vendimet e FED për punësim maksimal dhe stabilitet të çmimeve
Në vitin 2019, Rezerva Federale nisi rishikimin e strategjisë së saj të parë gjithëpërfshirëse të politikës monetare, mjeteve dhe praktikave të komunikimit që ajo përdor për të arritur qëllimet e saj të mandatuara nga kongresi për punësim maksimal dhe stabilitet të çmimeve. Në kohën kur Fed njoftoi rishikimin e saj, punësimi dhe inflacioni ishin pranë objektivave të Fed, duke e bërë atë një kohë të mirë për t’u tërhequr dhe për të marrë parasysh nëse SHBA kuadri i politikës monetare mund të përmirësohet për të përballuar më mirë sfidat e ardhshme.
Aktualisht zhvillimi i ekonomisë vazhdon të varet nga ecuria dhe shtrirja e virusit. Progresi mbi vaksinimet ka të ngjarë të vazhdojë të zvogëlojë efektet e krizës së shëndetit publik në ekonomi, por rreziqet për perspektivën ekonomike mbeten. Komiteti kërkon të arrijë punësim maksimal dhe inflacion në normën prej 2 për qind në afat më të gjatë.
Me inflacionin që ka vazhduar për një kohë të gjatë nën këtë objektiv, Komiteti do të synojë të arrijë inflacionin mesatarisht më lart se 2 përqind për ca kohë në mënyrë që inflacioni të jetë mesatarisht 2 përqind me kalimin e kohës dhe në afatgjatë vlerësimet për punësimin maksimal dhe inflacionin të jetë rritur në 2 përqind dhe është në vazhdim pista të kalojë mesatarisht 2 përqind për një kohë të pacaktuar.
Dhjetorin e kaluar, Komiteti tregoi se do të vazhdojë të rrisë zotërimet e saj të letrave me vlerë të Thesarit deri në së paku 80 miliardë dollarë në muaj dhe të letrave me vlerë të siguruara nga agjencitë me të paktën 40 miliardë dollarë në muaj derisa të jetë bërë përparim thelbësor i mëtejshëm drejt këtij synimi maksimal të punësimit dhe stabilitetit të çmimeve. Që atëherë, ekonomia është bërë përparim drejt këtyre qëllimeve.
Nëse përparimi vazhdon gjerësisht siç pritej, atëherë Komiteti gjykon se së shpejti mund të ketë një moderim në ritmin e blerjeve të letrave me vlerë të garantuar.
Këto blerje të aseteve ndihmojnë në nxitjen e funksionimit të qetë të tregut dhe kushte komode financiare, duke mbështetur rrjedhën e kredisë për familjet dhe bizneset.
Në vlerësimin e qëndrimit të përshtatshëm të politikës monetare, Komiteti do vazhdojnë të monitorojnë implikimet e informacionit të ardhur për perspektivën ekonomike. Komiteti do të ishte i përgatitur për të rregulluar qëndrimin e politikës monetare sipas rastit nëse shfaqen rreziqe që mund të pengojnë arritjen e qëllimeve të Komitetit.
Vlerësimet e Komitetit pritet të marrin parasysh një gamë të gjerë të informacionit, duke përfshirë situatën e shëndetit publik, kushtet e tregut të punës, inflacionin, presionet dhe pritjet e inflacionit, dhe zhvillimet financiare dhe ndërkombëtare.
Pritjet për inflacionin mbeten të ankoruara mirë në 2 për qind. Komiteti pret që të mbajë një qëndrim të tillë të politikës monetare derisa të jenë këto rezultate të arritura.
Rezerva Federale ka marrë vendimet e mëposhtme për të zbatuar politikën monetare qëndrim i shpallur nga Komiteti Federal i Tregut të Hapur në deklaratën e tij në shtator 22, 2021:
- Bordi i Guvernatorëve të Sistemit të Rezervës Federale votoi njëzëri të ruajë normën e interesit të paguar në tepricat e rezervës në 0.15 për qind, efektive 23 shtator 2021.
- Si pjesë e vendimit të tij politik, Komiteti Federal i Tregut të Hapur votoi për të autorizuar dhe drejtuar Tavolinën e Tregut të Hapur në Bankën e Rezervës Federale të Neë York, derisa të udhëzohet ndryshe, për të ekzekutuar transaksione në Tregun e Hapur në Llogarinë e Sistemit në përputhje me direktivën e mëposhtme të politikës së brendshme:
- “Në fuqi më 23 shtator 2021, Komiteti Federal i Tregut të Hapur drejton Tavolinë për:
- Ndërmerrni operacione të tregut të hapur sipas nevojës për të ruajtur Normën Bazë të Interesit në një interval të synuar prej 0 deri në 0.25 për qind.
- Rritja e Sistemit të Llogarive të Tregut të Hapur të Thesarit në letra me vlerë me 80 miliardë dollarë në muaj dhe të agjencisë të mbështetur nga hipoteka letrat me vlerë (MBS) me 40 miliardë dollarë në muaj.
- Kryerja e operacioneve të marrëveshjes së riblerjes brenda natës me një ofertë minimale normë prej 0.25 përqind dhe me një kufi total të operacionit prej 500 miliardë dollarësh; kufiri i përgjithshëm i funksionimit mund të rritet përkohësisht në diskrecionin e Kryetarit.
- Kryerja e operacioneve të marrëveshjes së anasjelltë të riblerjes brenda natës me një ofertë një normë prej 0.05 përqind dhe me një kufi për palën tjetër prej 160 miliardë dollarë për ditë; kufiri për palë tjetër mund të rritet përkohësisht në diskrecionin e Kryetarit.
- Kaloni në ankand të gjitha pagesat kryesore nga Rezerva Federale zotërimet e letrave me vlerë të Thesarit dhe riinvestoni të gjitha pagesat kryesore nga zotërimet e Rezervës Federale të borxhit të agjencisë dhe agjencisë MBS në agjenci MBS.
- Lejoni devijime modeste nga shumat e deklaruara për blerjet dhe riinvestimet, nëse është e nevojshme për arsye operacionale.
- Angazhohen në transaksione të dollarit dhe këmbimit të kuponit sipas nevojës lehtësimin e shlyerjes së transaksioneve të agjencisë së Rezervës Federale MBS. “Në një veprim të lidhur, Bordi i Guvernatorëve të Sistemit të Rezervës Federale votoi njëzëri për të miratuar vendosjen e normës së kredisë primare në niveli ekzistues prej 0.25 për qind.
Zbatimi i kujdesshëm i politikës monetare në këkim të stabilizimit të cmimeve, e harmonizuar kjo dhe me politikën fiskale, merr rëndësi të vecantë dhe bëhet më e domosdoshme, në situatën post pandemi, tashmë që rrimëkëmbja ekonomike ka startuar, edhe pse e kërcënuar nga shumë faktorë, vecanerisht nga kriza energjitike që porsa ka trokitur.