• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pastrimi i parave, GJKKO lë në burg’ dy bashkëpunëtorët e Rezart Taçit. Njëri kërkon lirimin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Pastrimi i parave, GJKKO lë në burg’ dy bashkëpunëtorët e Rezart Taçit. Njëri kërkon lirimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


GJKKO ka vendosur të lërë në burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi (i shpallur në kërkim), Artur Balla dhe Bledar Lilo. Gjykata e Posaçme ka caktuar ‘arrest në burg’ për Ballën dhe Lilon të arrestuar për pastrim parash.

Mësohet se Lilo ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe lirim të menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen pasi sipas tij është thjesht një shofer. Po kështu, shpalljen e moskompetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi ka kërkuar dhe i arrestuari Artur Bala.

Sakaq mbrojtja ka kërkuar nga SPAK t’i vihen në dispozicion provat pasi sipas tyre nuk kemi të bëjmë me pastrim parash, duke qenë se shuma mbi 18 milionë lekësh ka mbërritur nëpërmjet bankave. “Nëse paratë kishin ardhur nga bota e krimit pse nuk u ndaluan në Zvicër”, ka deklaruar mbrojtja.

Hetimet për zbulimin e skemës së pastrimit të parave janë kryer nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Ka dyshime se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.

“Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian Francesco Zummo dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian Fabio Petruzzella, të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin Artur Balla dhe shtetasin Bledar Lilo.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera”, shkruhet në njoftimin e SPAK.

Pas

Ipeshkvijtë e Shqipёrisё apel qeverisë: Mungesë vëmendjeje ndaj të varfërve, ktheni sytë nga ta

Para

Me emigrantë në makinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar, 39-vjeçari në Devoll e pëson

Para
Me emigrantë në makinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar, 39-vjeçari në Devoll e pëson

Me emigrantë në makinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar, 39-vjeçari në Devoll e pëson

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar