Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Më morën 4 burra, dua të shoh për herë të fundit fëmijët”, i riu nga Durrësi ngre alarmin për të motrën në polici: E kanë marrë peng

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Udhëtonin në një makinë/ Arrestohen dy farmacistë në Tiranë, ja për se akuzohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 6 ditësh një nënë e dy fëmijëve të mitur rezulton e zhdukur në Durrës, ndërkohë që familjarët japin alarmin se ajo është rrëmbyer. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë dhënë alarmin në polici disa ditë më parë, ku kanë bërë edhe denoncimin për zhdukjen e saj.

Vëllai i saj, Ilirjan Cauli rrëfen për ‘BalkanWeb’ se motra e tij, Aureta Cauli ishte larguar nga puna ditën e hënë, ku kishte punuar vetëm 2 orë dhe më pas ishte larguar me pretendimin se kishte seancën e divorcit në Pogradec. I riu pohon për BW se e motra kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe e kishte njoftuar që të njoftonte nënën e saj, për t’i marrë një fëmijë nga çerdhja dhe tjetrin nga shkolla dhe më pas telefoni i saj rezultonte i fikur.

Pasi pritën dy ditë, familja e vajzës iu drejtua stacionit të policisë në zonën e Plazhit ku bëri denoncimin. I vëllai pohon për ‘BW’ se ditën e enjte e motra i dërgon në aplikacionin ‘Whatsapp’, dy foto ku ajo shfaqej duke marrë serum e shtrirë në një krevat spitali. I gjendur përballë këtyre pamjeve, i vëllai është paraqitur sërish në polici, ku ka treguar edhe fotot, ndërsa ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij. Ndërkohë, ai pohon se e motra kishte marrë më vonë kushërirën në telefon dhe i kishte treguar se 4 burra e kishin rrëmbyer, ndërsa kishte kërkuar që të shihte për herë të fundit fëmijët e saj, por telefonata kishte zgjatur vetëm pak sekonda dhe më pas celulari dilte i fikur.

Vëllai i gruas së zhdukur ndër të tjera akuzon policinë për mosveprim në kohë, ndërsa ai ende nuk ka një përgjigje të saktë se ku ndodhet motra e tij. Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Haxhiaj është interesuar pranë policisë së Durrësit, ku i është komunikuar se hetimet kanë nisur, ndërsa materialet kanë kaluar në prokurori. Sipas Haxhiajt, policia ka kontaktuar me Urgjencën Kombëtare për të bërë të mundur lokalizimin e spitalit ku ka qenë e shtruar e reja. Po ashtu, mësohet se policia ka ushtruar kontrolle në banesën edhe të ish-bashkëshortit të Arietës, i cili ka pohuar se nuk kishte lidhje me zhdukjen e saj. Ndër të tjera thuhet se policia ka shkuar sot edhe në Gjykatën e Pogradecit ku ishte seanca e radhës gjyqësore për divorcin e çiftit, ndërsa nuk u gjet asnjë gjurmë nga nëna e 2 fëmijëve.

(BalkanWeb)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Skandal në Berat! Mësuesi i dënuar për “pedo lifi” rikthehet të japë mësim në shkollë

Para

“E pafalshme”- Ministrja e Arsimit reagon pas skandalit të mësuesit të dënuar për pedo fili: U shkarkua menjëherë

Para
Ngacmoi nxënëset e mitura, Kushi: Ja çfarë do të ndodhë me drejtorin e shkollës në Pogradec  

“E pafalshme”- Ministrja e Arsimit reagon pas skandalit të mësuesit të dënuar për pedo fili: U shkarkua menjëherë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora