Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Majlinda Bregu tregon momentet e vështira: Mami në intubim nga virusi, babai i shtruar menjëherë pas saj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Majlinda Bregu tregon momentet e vështira: Mami në intubim nga virusi, babai i shtruar menjëherë pas saj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja e jashtme Majlinda Bregu ka treguar momentet e vështira që po kalon e gjithë familja e saj, pasi të dy prindërit kanë pasur komplikacione të rënda si pasojë e infektimit me virusin Covid 19.

Ajo tregon se dy prindërit, kishin refuzuar deri në këto momente që të merrnin vaksinën, nga frika e efekteve anësore që mund të kishin, por duket se infektimi ka qenë shumë i rëndë për ta.

Bregu shkruan se ka qenë fillimisht e ëma e saj ajo e cila ka përfunduar në intubim si pasojë e infektimit, dhe zoti e deshi që ajo të kthehej në jetë, ndonëse me pasoja ende të rënda, ndërkohë që pas saj edhe bashkëshorti ka përfunduar i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Bregu falenderon mjekët për përkujdesjen që kanë treguar ndaj prindërve të saj, dhe apelon për kryerjen e vaksinës, pasi për familjen vuajtjet në këto 25 ditë kanë qenë të pafundme.

Rrëfimi i plotë i Bregut:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për dy vaksina! Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm. Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.  Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur. Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit Blerim Arapi dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë.  Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, nē spital përfundoi Babi. I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur… Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit!

Faleminderit për shpejtësinë Urgjencës Kombëtare që kanë mbërritur edhe më shpejt nga sa prisnim.

Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen.

Po. Me vdekjen!

Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!

 

Pas

Ja disa nga arsyet pse duhet të mbani aloe vera në shtëpi

Para

Ish-kryeministri Berisha bën njoftimin e rëndësishëm për demokratët, ku do të jetë ditën e nesërme

Para
Ish-kryeministri Berisha feston ditëlindjen: Jam i motivuar për misionin e ri

Ish-kryeministri Berisha bën njoftimin e rëndësishëm për demokratët, ku do të jetë ditën e nesërme

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

nga Fast News
11:00 | 14/03/2026
0

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

nga Fast News
10:30 | 14/03/2026
0

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

nga Fast News
10:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

12:00 | 14/03/2026
OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

11:00 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora