• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Rritje pagash për këto kategori dhe ulje taksash në 2022-shin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Rritje pagash për këto kategori dhe ulje taksash në 2022-shin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend ka nisur seanca maratonë, ku do të diskutohet lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar të gjithë programin.

Sipas kreut të qeverisë, ky është një buxhet i ndërmjetëm, i cili synon të lërë pas krahëve dy vitet e vështira të ndikuara nga fatkeqësitë natyrore të tërmetit dhe të pandemisë së koronavirusit.

Rama bëri një prezantim të zërave të Buxhetit, dhe rritjet që do të ketë secila prej tyre.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ky është buxheti i parë i mandatit të tretë, është buxhet i ndërmjetëm mes fazës së dy fatkeqësive natyrore, dhe ambicies për dekadën ku kemi hyrë. Mbetemi ambiciozë për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve të hapura të së djeshmes.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Asnjë sektor dhe asnjë reformë nuk është lënë pas dore pavarësisht dy fatkeqësive që është dashur të përballojmë. Pavarësisht krizës së energjisë që na ka ardhur në derë së fundi, rrisim mbështetjen për shtresat në nevojë, arsimin, shëndetësinë, mbajmë ekuilibër mes rritjes së investimeve publike, dhe mbajtjes nën kontroll të borxhit publik.

Përgjysmojmë taksën për pagat nga 40-50 mijë lekë, pothuajse përgjysmojmë pagën për personat që marrin nga 1.5 deri në 2 milionë lekë të vjetra, rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët me 6%, rrisim pagat me 150% për punonjësit që punojnë jashtë vendbanimit, rrisim pagën me 30% për Forcat e Armatosura, nuk rrisim asnjë taksë, dyfishojmë ndihmën ekonomike për 15 mijë familje që kanë 3 apo më shumë fëmijë nën 18 vjeç.

Ligjërojmë pagën me 30 mijë lekë të reja për naftëtarët, për të gjithë vitin 2022. Indeksojmë pensionet, si dhe u japim bonusin e fundvitit, financojmë lindjet e reja, rimbursimin e barnave, financojmë vijimin e vaksinimit me 27 milionë dollarë. Për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve dhe zejeve, dhe teknologjinë me një financim të posaçëm në Buxhetin e Shtetit.

Pastaj vazhdojmë nga sektori në sektor, ku Reforma në drejtësi do të ketë 8.4 milionë dollarë, jemi në një fazë të rëndësishme, ku vijon nga njëra anë pastrimi i llumit, dhe nga ana tjetër krijimi i institucioneve. Dua të them që duhet dhe më shumë durim për të gjithë ata që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi.

Pas

Fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, vullnetarët do të paguhen

Para

Shkuan për të raportuar, arrestohen gazetari dhe kameramani, çfarë ndodhi?

Para
Shkuan për të raportuar, arrestohen gazetari dhe kameramani, çfarë ndodhi?

Shkuan për të raportuar, arrestohen gazetari dhe kameramani, çfarë ndodhi?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar