• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Fitoi Lotarinë Amerikane/ Tentoi të shkonte në SHBA me diplomë false, dënohet me burg 40 vjeçari shqiptar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Fitoi Lotarinë Amerikane/ Tentoi të shkonte në SHBA me diplomë false, dënohet me burg 40 vjeçari shqiptar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dorëzimi i një diplome gjimnazi të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane jo vetëm që i ka djegur ëndrrën amerikane një 40 vjeçari nga Gjirokastra, por i ka kushtuar edhe një dënim me burg në Gjykatën e Tiranës.

I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40 vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.

Numri i tij i amzës, i përkiste një tjetër personi në regjistrat e gjimnazit të Memaliajt, nga pretendohej të ishte lëshuar dëftesa e pjekurisë. Referimi i rastit nga Ambasada Amerikanë në Prokurorinë e Tiranës, e çoi si të pandehur Merën.

Gjatë hetimit 40-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte kryer shkollën e mesme dhe se ishte i ndërgjegjshëm që diploma ishte e falsifikuar, por ishte dëshira e tij e madhe për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bëri ta dorëzonte atë.

Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh. 40-vjeçari është gjykuar pa masë sigurie dhe ndonëse u dënua me burg ai nuk ka shkuar në qeli. Sipas sistemit TIMS, ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në muajin shtator, por sigurisht, jo drejt Amerikës./ A2CNN

Pas

E habitshme/ Të martuar prej 30 vitesh, ky çift asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie, ja cila është arsyeja

Para

“Me kë tallesh ti?!” Ish-deputetja e PD nuk përmbahet, “braktis” Lulzim Bashën

Para
“Me kë tallesh ti?!” Ish-deputetja e PD nuk përmbahet, “braktis” Lulzim Bashën

“Me kë tallesh ti?!” Ish-deputetja e PD nuk përmbahet, “braktis” Lulzim Bashën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar