Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, që akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Në njoftimin për media, mësohet se një 21-vjeçar ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pas ndjekjes është mundësuar ndalimi i tij, por në momentin që është afruar punonjësja e policisë ai e ka goditur në këmbë me makinë.
Ndërsa, dy shtetasit që ndodheshin me të në mjet kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.
“Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrrulla pasi nuk i është bindur urdhërit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G. 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.