• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Berishës i ka mbaruar koha” Lulzim Basha nuk kursen as Metën: Ia dimë bëmat dhe hallet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Berishës i ka mbaruar koha” Lulzim Basha nuk kursen as Metën: Ia dimë bëmat dhe hallet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar kriminale përdorjen e kësaj force politike nga ish-kryeministri Sali Berisha për interesat personale, duke e kthyer në mburojë përballë SHBA.

Gjatë një interviste për “Vizion Plus”, ai u pyet nëse ka të njëjtin qëndrim me Amerikën, nëse ish-lideri historik i së djathtës është i korruptuar.

Edhe pse nuk dha një përgjigje direkte, kryedemokrati vlerëson se Berisha është një politikan që i ka mbaruar koha. Sipas tij, këtë e ka demonstruar dy muajt e fundit me sulmet dhe akuzat e forta.

Nder te tjera, Lulzim Basha ne kete interviste ka sulmuar dhe Presidentin Meta, per te cilin tha se te gjithe ia dine ‘bemat dhe gjemat’, dhe duke shtuar se PD nuk ia zgjidh dot hallet Metes.

Intervista

Doja të kthehesha pas, më 9 shtator, kur ju vendosët pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Asokohe, ju deklaruat se rrugëtimi i Berishës në politikë nuk ndahet nga rrugëtimi i PD dhe sukseseve të saj, me qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik. Sot, ju po flisni për përjashtimin e Sali Berishës. Çfarë ndryshoi në këto dy muaj e gjysmë?

Basha: Unë nuk flas për përjashtimin e Sali Berishës, une flas pë zbatimin e statutit ndaj çdokujt, qoftë ky dhe Berisha. Këto dy muaj kohë, Berisha nuk i shfrytëzoi për të bërë të vetmin akt qe prisinin dhe meritonin demokratët, e që ai e premtoi në verë: që mos ta përfshinte PD-në dhe grupin parlamentar, që ka një detyrë shumë të rëndësishme përballë shqiptarëve – përballjen me regjimin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi, iu mbivendos kësaj detyre parësore të PD. Në vend që t’i përdorte këto dy muaj për atë që priste çdo demokrat, ashtu siç e premtoi, një distancim nga PD për ta vazhduar betejën e tij, të cilën ka vendosur ta ndjekë në mënyrë ligjore. Përkundrazi, e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta. Siç kemi parë gjatë javëve të fundit, me kulturën e lincimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai. Me një gjuhë të poshtër, denigruese, e cila, madje mund të them që në disa apsekte ia kalon edhe sulmeve që Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori. Rruga që Berisha ka zgjedhur nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe parimet për të cilat qendron kjo parti. Ka zgjedhur të bëjë gjithçka për ta përdorur PD-në si mish për top për hallet e veta. Këtë nuk mund t’ia lejojë dhe t’ia falë asnjë demokrat i ndershëm.

Ndani ju të njëjtin qëndrim me qeverinë e SHBA se Berisha është i korruptuar dhe minues i demokracisë?

Basha: Unë nuk e kam komentuar dhe nuk e komentoj vendimin e qeverisë amerikane. Përpjekja për të tërhequr njerëz që kanë sakrifikuar për këtë parti në një betejë me SHBA-në, është kriminale. Është një betejë që çon në asgjësimin e PD si e vetmja shpresë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje.

Por, a është Berisha një politikan i korruptuar?

Basha: Sali Berisha ka demonstruar dy muaj e fundit se është një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe nga mënyra se si është sjellë.

Në 17 korrik, në Kuvendin e Partisë Demokratike, kishte një agjendë, platforma qytetare. Në 18 dhjetor është sërish platforma qytetare. Po bëni një Kuvend për përjashtimin vetëm të Sali Berishës?

Basha: Nuk ka Kuvend përjashtimi, ka Kuvend bashkimi. Çdokush e përcakton raportin me demokratët në bazë të qëndrimit që mban me interesat elektorale dhe politike të Partisë Demokratike në raport me statutin e PD. Nuk është kjo një hordhi dumbabistësh, ku secili bën çfarë t’i thotë mendja. Statuti është i qartë. Ka një Kuvend, një PD, e cila do të marrë vendimet jo për hallet personale të askujt, por për hallet e shqiptarëve. Në raport me platformën qytetare për demokracinë, do t’i japë formë, substancë një lëvizjeje popullore, e cila ngërthen interesat e shumicës. Sot, në Shqipëri kemi një pakicë të vogël pushtetarësh, oligarkësh, faktorësh të krimit të organizuar, që mban të gjithë Shqipërinë në duart e saj, duke u pasuruar përballë një shumice, e cila po varfërohet dita-ditës. Janë hallet e shqiptarëve, problemet dhe axhenda jonë.

Çfarë do të bëni më 11 dhjetor? A do të shkoni në Kuvendin e thirrur nga delegatët?

Basha: Nuk ka Kuvend të thirrur nga delegatët, sepse po të kishte, do të isha unë i pari që do të garantoja që vullenti i delegatëve të respektohej. Kjo u pamundësua në mëyrën sesi Berisha vendosi në çastin e fundit të bënte bllofin me atë që e quajti ‘një proces për zbatimin e statutit dhe demokracinë e brendshme’. Kjo provon para të gjithëve se nuk ka asnjë interes tjetër, përveç ta mbajë PD-në në vendnumëro, madje ta sabotojë në përballje me regjimin, me të vetmin qëllim për ta përdorur si mburojë kundër SHBA.

Por të paktën, një pjesë e demokratëve do të shkojnë më 11 dhjetor. A jeni ju përgjegjës për përçarjen ndoshta më të madhe të PD në tre dekada.

Basha: Demokratët, të cilëve iu dhimbset PD dhe sakrifica e demokratëve e kanë të qartë se përballja është jo thjesht midis të shkuarës dhe të nesërmes, ku qëndron investimi i tyre 30-vjeçar, por përballja me një regjim, ku nga njëra anë kemi një Parti Demokrate me forume legjitime, të votëbesuara, dhe një individ, i cili, me veprimet e tij po dëmton interesat e demokratëve, dhe është rikthyer në një tub oksigjeni për regjimin. Regjimi ia njeh këtë meritë. I ka vënë në shërbim të njëjtët njerëz që ia turri demokratëve në 25 prill, njerëz të krimit të organizuar.

Si i jepet fund kësaj përpjekjeje? Do të shkoni ju të votëbesoheni? Si do t’iu tregoni demokratëve që ju gëzoni mbështetjen e shumicës?

Basha: Më 9 shtator, përveç marrjes së një vendimi nga kreu i PD, vendim që i takonte Berishës, vendim që e premtoi dhe nuk e bëri. Më 18 dhjetor, e vetmja gjë që do të ndryshojë është se Kuvendi i demokratëve do ta tregojë qartë që kjo parti nuk mbahet peng i interesave personale të askujt, por do të mbetet një aset në duart e shqiptarëve.

Ditën që ju shpallët “trekëndëshin e Bermudës”, ju shpallët një front beteje me Ilir Metën. Pse e sulmuat ju Ilir Metën?

Basha: As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëev, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre.

E keni kërkuar dhe në 2017-ën, kur thatë nuk do të ketë koalicion me LSI-në. Këtë herë nuk do të ketë më koalicion me LSI-në, realisht?

Basha: Nuk kam ndërmend t’i jap askujt vëmendjen që meriton.

 

 

 

Pas

E para në “BB-VIP”/ Ndodh puthja e shumëpritur mes Sarës dhe DJ PM (VIDEO)

Para

“Rama është më i pushtetshëm se kurrë” Rudina Hajdari tregon planin e saj për rikthimin në PD

Para
“Rama është më i pushtetshëm se kurrë” Rudina Hajdari tregon planin e saj për rikthimin në PD

“Rama është më i pushtetshëm se kurrë” Rudina Hajdari tregon planin e saj për rikthimin në PD

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar